SHPËRNDAJE

Futbollisti preshevar Atdhe Nuhiu ka thënë se e respekton zgjedhjen e Xherdan Shaqirit për të luajtur për Zvicrën, ashtu sikurse e bëjnë të gjithë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu gjatë një interviste për faqen zyrtare të FIFA-s, ka folur për Xherdan Shaqirin dhe zgjedhjen e tij për të luajtur për Zvicrën.

Ai tha se e respekton vendimin e Shaqirit, ashtu sikurse e bëjnë edhe kosovarët.

“Ju nuk mund të fajësoni Shaqirin që luan për Zvicrën. Të gjithë e respektojnë këtë, pasi luan për vendin ku u rrit”, tha fillimisht Nuhiu.

“Kur ai e fitoi Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun në vitin 2013, përkrah flamurit të Zvicrës kishte edhe atë të Kosovës dhe Shqipërisë. Gjëra si këto tregojnë se sa vlen për të Kosova. Dikush që nuk e ka jetuar këtë situatën nuk mund ta kuptojë”.

Kujtojmë se Nuhiu tashmë ka luajtur ndeshjen ep arë për Kosovën, ku shënoi gol në debutim në humbjen 2:1 nga Islanda.