SHPËRNDAJE

Një delegacion i Sh. K.”DITURIA”, qëndroi në vizit një ditore më 15.maj. 2016, (e hënë) në Universitetin “18 Mars” të Çanakalas të Republikës së Turqisë.
Delegacioni nga Lugina e Preshevës u prit nga doç. Dr. Aşkın Koyuncu, koordinator i Zyrës për student të huaj. Ndihmës Koordinatori pranë kësaj zyre z. Zija Shehu. Vizita pastaj vazhdoi te prorektori i këtij Universiteti prof. Dr. Suha Ozden dhe Rektori prof. Dr. Juxhel Axher.
Drejtori i Sh.K. “DITURIA”, Mr.Nexhmedin Ademi i njoftoi nikoqirët për situatën e rëndë ekonomike dhe sociale në vendin tonë. Ai falënderoi autoritetet e këtij universiteti për interesimin e shtuar për gjendjen e arsimit në Luginë të Preshevës. U përmendën modalitetet e mundshme të bashkëpunimit në fushën e arsimit. Sidomos mundësit që ofron Universiteti i “18 Marsit”, për vazhdimin e studimeve deridiplomike dhe postdiplomike.
Autoritetet e këtij Universiteti në krye me rektorin prof. Dr. Yuxhel Axher, shprehën gatishmërinë për të ofruar bashkëpunim profesional në të gjitha fushat ku paraqitet nevoja emergjente, sidomos në fushën e arsimit dhe edukimit. Shoqata ka bërë njoftimet e nevojshme për maturantët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Çanakala të Turqisë.
U diskutuan mundësit që një delegacion i zgjeruar i qytetit të Çanakalas ta vizitoj Luginën e Preshevës.
Njofton shërbimi për informim pranë Shoqatës Kulturore “DITURIA”.