SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në histori të top pesë ligave evropiane
Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ka vazhduar me formën e mirë në La Liga.

Me dy golat që shënoi ndaj Celta Vigos, Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në histori të top pesë ligave evropiane.

Ai ka shkuar në kuotën e 368 finalizimeve në ligë (me Real Madrid e Manchester United).

Portugezi la prapa Jimmy Greaves me 366, Gerd Muller me 365 e Lionel Messin (347).