SHPËRNDAJE

Juve ka mposhtur 2:0 Lazion në finale të Kupës së Italisë, për ta rrëmbyer trofeun e parë për këtë sezon, që synojnë tripletën, shkruan Gazeta Express.

Dy golat Juve i shënoi në pjesën e parë, përmes dy mbrojtësve, Daniel Alves (12’) dhe Leonardo Bonucci (25’).

Për Lazion mbrojti Thomas Strakosha dhe rezultati mund të ishte më i thellë, por portieri i Kombëtares bëri pritje fantastike gjatë gjithë takimit.

Pas këtij triumfi, Juve tani është afër të fitojë edhe Scudeton, derisa është në finale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin.