SHPËRNDAJE

Ndiheni të fryrë? Sikur keni shtuar 5 kg për dy ditë. Me shumë mundësi mund ta keni nga fryrja e barkut. Fatmirësisht, mund të shpëtoni prej saj duke bërë vetëm disa ndryshime të thjeshta në dietë, që do të forcojnë dhe përmirësojnë shëndetin e zorrës. Rritja e dozës së fibrave është nisja më e mirë. Rekomandohet që të rriturit të konsumojnë 20-30 gramë fibra çdo ditë.

Përveçse ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, fibrat ndihmojnë edhe në kalimin e ushqimeve në sistemin tretës, duke lehtësuar kështu tretjen dhe parandaluar kapsllëkun.

Fibrat mund t’i gjeni në produkte të ndryshme natyrale. Megjithatë, edhe këtu duhet të bëni kujdes në zgjedhje: shmangni karbohidratet e përpunuara dhe zgjidhni drithërat e shëndetshme, konsumoni oriz kaf në vend të atij të bardhë, bollgur dhe bukë integrale në vend të asaj të bardhë, shkruan gazeta Shëndeti.

Perimet si fasulet, thjerrëzat, bizelet, frutat e freskëta së bashku me lëkurë, si dhe frutat e thata si bajamet, fistikët dhe arrat janë të pasura gjithashtu në fibra të shëndetshme.