SHPËRNDAJE

Kryetari i Alternativës për ndryshim, Shqiprim Arifi ditën e shtunë, me 20 maj do të takohet me bashkëatdhetarët në Belgjikë.

z.Arifi së bashku me kryetarin e degës së APN-së në Bujanoc Arbër Pajazitin në Namyr të Belgjikës do të takohen në ora 14:30.

“Të nderuar bashkatdhetarë në Belgjikë,
Bashk me kryetarin e degës së Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, z. Arbër Pajazitin, më 20 maj 2017 me fillim prej 14:30 do të jemi në Namur, në adresën: rue Saint Nicolas 84, ku si nikoqir të këtij takimi do të kemi nëndegën e Alternativës në Belgjikë.
Ju ftoj të gjithë ju që keni mundësi të merrni pjesë, të vini në këtë takim, dhe të bashkbisedojmë rreth së ardhmes së Luginës së Preshevës.” ka shkruar Arifi.

Ndërsa në Bruksel, me datë 21.05.2017, në ora 15 :00 h, në adresën : Rue des Ailes 3, 1030 Schaerbeek, do të mbahet takimi tjetër me bashkatdhetarët tanë. /presheva.com/