SHPËRNDAJE

Sipas “Don Balon”, Neymari është penduar që ka zgjedhur Barcelonën para Real Madridit.

Neymar nuk është i lumtur te Barcelona. Ylli brazilian ka pasur konflikte së fundmi me ndihmësin e Luis Enriques, që mund ta shtyjë atë të largohet nga “Camp Nou”.

Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, braziliani iu ka thënë shokëve se është penduar që e ka zgjedhur Barcelonën para Real Madridit.

Neymar ka qenë për teste në Madrid kur ishte fëmijë, por që nuk i kishte bindur drejtuesit e Los Blancos, për t’u shndërruar sot në një ndër më të mirët e botës.

Por, duke parë rivalitetin mes Realit e Barcelonës, vështirë është të thuash se ai do të transferohet në “Santiago Bernabeu”, vazhdon shkrimin “Don Balon” për Neymarin.

Sipas “Don Balon”, ai mund të largohet gjatë verës në drejtim të Premierligës.

Jose Mourinho dhe Pep Guardiola janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm që t’i sigurojnë shërbimet e brazilianit, klauzola e të cilit është 200 milionë euro.