Zbuloni llojin e kanellës mirëbërëse për shëndetin

0
41

Kanella është një erëz që shpalos shumë shije dhe aroma. Vlerat shëndetësore të saj janë befasuese.

Shumica e njerëzve nuk janë në dijeni për ekzistencën e dy llojeve kryesore të kësaj erëze. Të dyja janë të shëndetshme, por njëra prej tyre përmban një toksinë që është shumë e dëmshme nëse konsumohet me tepricë.

Ky artikull i AgroWeb.org do t’ju shpjegojë për ndryshimet mes kanellave Cejlon (Ceylon) dhe Kasia (Cassia).

Kanella është një erëz që merret nga pjesa e brendshme e pemës Cinnamomum. Shirita të pjesës së brendshme të lëvores së pemës thahen deri sa të rrumbullakosen në formën e shkopinjve që gjenden në treg.

Më pas, shiritat mund të shtypen dhe të bëhen pluhur ose të nxjerrin esencën e tyre. Vlerat unike vijnë nga vajrat esencialë që gjenden në kanellë.

Varieteti Kasia i kanellës vjen nga pema Cinnamomum cassia që ndryshe mban emrin “Cinnamomum aromaticum” ose Kanella Kineze. Kanella Kasia konsiderohet si një erëz me një cilësi të ulët. Ajo kushton pak dhe konsumohet në mbarë botën.

Pothuajse e gjithë kanella që shitet në treg është e varietetit Kasia. Rreth 95% e vajit të erëzës është lloji cinnamaldehyde, që i jep kasias një aromë të fortë dhe pikante.

Cejloni, ose “kanella e vërtetë,” ka vendlindjen në Sri Lanka dhe në pjesët jugore të Indisë. Kjo kanellë përgatitet nga pjesa e brendshme e lëvores së pemës Cinnamomum verum.

Cejloni ka një ngjyrë kafe të ndezur me shkopinj me shtresa të buta, dhe cilësi superiore. Kanella cejlon është më pak e zakontë dhe shpesh është përdorur si erëz gatimi. Ajo është shumë herë më e shtrenjtë se variaetit Kasia.

Kjo kanellë përshkruhet si një erëz me aromë të ëmbël delikate, e mrekullueshme për ëmbëlsira. Rreth 50-63% e vajit të saj esencial është e llojit cinnamaldehyde, një sasi shumë e ulët në krahasim me varietetin Kasia.

Kanella Cejlon dhe ajo Kasia janë të dyja të mira për diabetikët

Për breza të tërë, kanellës i janë thurur lavde për vlerat shëndetësore.

Në veçanti, kjo erëz është vlerësuar për aftësinë që ka në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak, që është shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Studimet kanë treguar se kanella ul shpërthimet e sheqerit në gjak, rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmirëson aspektet e metabolizmit që kanë lidhje me rezistencën ndaj insulinës.

Doza standarde e kanellës Kasia duhet të jetë nga 1 deri në 6 gramë në ditë.

Nëse konsumohet në këto proporcione, atëherë nuk ka efekte anësore. Të dyja varietetet kanë ndikim në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe kundër diabetit. Por varieti Cejlon ka shumë më pak mundësi të shkaktojë dëme edhe nëse konsumohet në sasi më të mëdha.

Varieteti Kasia përmban shumë kumarinë, që është toksike nëse merret në sasi të mëdha.

Kanella përmban shumë antioksidantë

Kanella përmban antioksidantë të fuqishëm siç është polifenoli. Një studim i kohëve të fundit që krahasonte aktivitetin e antioksidantëve të 26 erëzave shpalli fituese kanellën, e cila ia kalonte edhe të ashtuquajturave ‘super ushqime’ si hudhra apo rigoni.

Kanella lufton inflamacionin

Inflamacioni në organizëm ka një rol të dëmshëm. Kanella ndihmon në shmangien e tij, luftimin e infeksioneve si dhe në riparimin e dëmeve në qeliza.


Top Channel