SHPËRNDAJE

 
motra. Ato burojnë nga i njëjti tharm, por dallojnë prej njëra tjetrës sepse janë paisur me gjymtyrë të ndryshme dhe ato, në orvatjet e tyre për ta pasqyruar egzistencën,shpesh herë bien ndesh me njëra tjetrën.
Që nga dita kur fillova ta përkthej aktin e parë të ”Zonjushës Zhulí” e kisha të qartë se jazi midis dramës së Strindbergut dhe rrëfimeve që kisha shkruar vetëishte më i thellë seç dukejnë letër. Për mua toni ishte i rëndësishëm,fjalët e para të rrëfmit, si dhe skenat që më duheshin për t’i prezantuar personazhet. Te Strindbergu ishte e kundërta. Personazhet e Strindbergut, që nga replikat e para, e prezantojnë veten dhe menjëherë kalojnë në veprim.
Kjo dëshmon se krijuesi, qoftë ai dramaturg apo tregimtar, si pikënisje e ka skenën, pasiqë aty ze fill dhe zhvillohet ngjarja, dhe ajo mund të jetë epike ose teatrale. Skena teatrale, ashtu si e dimë nga veprat e klasikëve grekë, është gjinia më e lashtë letrare, dhe skena epike, që do zhvillohet më vonë, kurrë s’ do të ngjitet në lartësitë e motrës së madhe sikur të mos e huazonte dialogun.
Do t’ isha shumë i lumtur sikur në këtë fshat të largët të kisha një studio të pasur me libra dhe, në mesin e tyre të figuronin tregimet, novelat e romanet që janë botuar deri më sot. N’ atë mënyrë, duke e studjuar përbërjen e tyre,,unë, bashk me studimin e skenave teatrale,do të nxirja ndonjë mësim edhe mbi ndikimin e skenës teatrale në skenën epike, si dhe evolucionin e dialogut në tregimet, novelathe romanet e gjuhës shqipe.
Mos dua të them se proza, n’ evolucionin e saj, ka pësuar një ndryshim aq të madh, saqë mund ta trajtojmë si pjesë të krijimtarisë dramatike? Jo, jo, nuk dua. Por dua të cekë që tani se,me zbulimet që ka bërë njerëzimi, janë shumë të pakëta ato vepra që nuk mund të çfaqen në skenën teatrale. Kusho që e ka shfetuar një rrëfim si ”Plaku dhe Deti”, e ka të qartë se dialogu ka hyrë në skenë për të mbetur si gjymtyrë e rëndësishme e një vepre letrare.
Në një dramë si ”Zonjusha Zhulí”, dialogu është thelbi i rrëfimit dhe, pa praninë e tij, projekti do të binte poshtë. Kjo, pra, s’ ka nevojë të ndodhë me një novelë apo roman. Në një roman si ” Shija e bukës së mbrume,” që është ndërtuar nga skenat epike, rrëfimi, monologu i brendshsëm, si dhe reflektimet e autorit, secili veçmas apo të gjithë sëbashku, shpesh herë e nxjerrin dialogun nga loja dhe e detyrojnë të pushojë nën hije. Ka madje skena ku dialogu është krejtësisht i panevojshëm.
Pa marrë parasysh ato që u thanë më sipër, dialogu është njëra nga gjymtyrët më të rëndësishme të krijimtarisë epike dhe, që nga koha e Platonit, influenca e tij është rritur në takt mezhvillimin e artit skenik. S’ ka dyshim se, pas metamorfozave që ka pësuar letërsia në përgjithësi, aty këtu shquajnë edhe rrëfime e novela që s’ kanë asnjë replikë.E kam fjalën për novelat që janë zhveshur nga gjymtyrët e prozës klasike, tendencë kjo krejtësisht e natyrshme në evolucionin e letërsisë bashkohore. Megjithate, ka ”shenjëza”që na japin të kuptojmë se pozita e dialogut, si rezultat i krijimtarisë filmike, ka filluar të dobësohet.
Janë ca gjëra që po i shkruaj me dorë të pasigurtë, por edhe kjo ka arsyet e veta. Unë, për fat të keq, nuk i kam as ”Kumbonaret”, që të mundem ta studjoj harmoninë midis brendisë dhe replikave të një teksti.Këtu e kam fjalën për funkcionin e dramës në brendinë e rrëfimit dhe nëse dialogu është në shërbim të ngjarjes që jemi duke shpalosur. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për neve, autorët, se çka dhe qysh po thuhet diçka në rrëfim, por është e rëndësishme edhe për vetë rrëfimin si krijim. Ajo fshatarka Depcës apo Buhiqit, që ka mbetur pa burrë dhe gjallëron nga drunjtë që Nazimi i shet nëpër Preshevë, nuk flet si Afërdita e Sterjo Spases apo Dija e Haki Stërmillit.
Nëse s’ jam gabim, e kjo është e mundshme, dikur, në mesin e viteve të 30-ta, dialogu vishej me një kostum retorik, sepse pasqyronte jetën e shtresave të larta shoqërore. Taniai ka ndërruar përmbajtje dhe po i ndjek binarët e një natyrshmërie më të butë. Duke qenë se proza romantike e ka braktisur Mesjetën dhe është afruar meshtresat më të ulta shoqërore, edhe dialogu ka ndërruar ton e përmbajtje. Kjo, kam përshtypje, ka ndodhur jo vetëm meprozën e gjuhës shqipe, por dhe prozën në përgjithësi. Duke qenë se kjo gjini letrare e ka si objekt botën shpirtërore të shoqërisë, bie në sy një varfërim sistematik në përmbajtjen e dialogut. Shumë dialogje po vishen në një kosym të mangët gjuhësor dhe po ziejnë nga banalitetet e vrazhdëta.
Unë, personalisht, jam tifoz i replikës së natyrshme. Tendenca e kësaj replike është të jetë në harmoni të plotë meçastin dhe rrethanatsi dhe kur shqiptohet. Me fjala tjera, ajo na kursen nga analizat e gjata, retorika e mërzitshme dhe komentet e panevojshme. Arsyeja që po më nxitin ta prekë këtë çeshtjese replika – në përgjithësi – ështëshkurtuar.Kjo nuk do të thotë se replikat që kanë shkruar Çehovi, Gorki, Maupasani, Zola apo Steinbeku kanë qenë të gjata. Përkundrazi, unë do të thoshja të kundërtën. Ka vepra në Letërsinë botërore, ku mund të gjejmë edhe nga dhjetë, dymbëdhjetë replika në një faqe.
Dikur dialogu i natyrshëm ishte mjet i preferuar stilistik dhe, përderisa e kishin si ideal, shumë shkrimtarë mundeshin ta pasqyronin gjuhën e folur – me tërë ngathtësinë e saj – me një përsosmëri shembuillore. Skenat më të preferuara të asaj gjinie ishin ato ku dialogu zhvillohej në dialekt. Por edhe ai trend, si të gjitha trendet, do të zëvendësohej pasta mezhargonin.
Me shumë keqardhje po konstatoj se ne, krijuesit kosovarë, s’ kemi në dispozicion rrëfime, novela e romane të botuara para dhe pas Luftës së Dytë Botërore për të parë se saqëndrojnë apo nuk qëndrojnë ato që u thanë më lartë. Për të qenë e keqja më e madhe, ne arritëm të mbarojmë shkollat e mesme e të bëhemi mësues për pa shkelur kurrë në Shqipëri dhe për pa lexuar as dhjetë vepra të hajrit në gjuhën amtare. Ata pak shkrimtarë që po krijojnë në Kosovë janë gegë dhe personazhet që nxjerrin nga pena e tyre flasin vetëm gegërisht. Qysh dreqin do t’ i harmonizojnë idealet tona artistike me personazhe që kurrë s’ kanë s’ kanë folur toskërisht? Këte as e di, as ma ka thënë ndonjë më i ditur.

56. Ne dhe ata

Ne dhe ata ishim – vëllezër. Ne ishim nga Presheva, Bujanoci, Medvegja, Plava, Gucia, Tuzi e Ulqini, ata ishin nga Kosova. Flisnim të njejtën gjuhë dhe kishim të njejtën fé. Çuditërisht, kishte çaste kur ne, preshevarët, ishim”serbë”, ndërsa plavjanët, guciasit e ulqinakët ishin ”malazez”.As sot s’ e kam të qartë përse vëllezërit e Pejës, Prizrendit, Gjakovës e viseve tjera ishin ”shiptarë” por ne, tjerët, që ishim lindur jasht Krahinës Autonome të Kosovës ishim ”serbë”, ”maqedonas” e ”malazez”.
Sapo kishte filluar semestri i vjeshtës dhe ne, falë diellit që na ngrohte me rrezet e tij, një pjesë të kohës e kalonim duke luajtur futboll. Atëbotë Normalja e Prishtinës drejtohej nga njerëz autoritarë dhe mjerë ai që guxonte t’ i thente rregullat. Mjerisht, si në çdo punë tjetër, edhe në ndeshjet tona, ndodhte ndonjë herë që ndonjëri e godiste shokun mekëmbë apo me bërryl dhe kjo nuk ndodhte me qëllim por në lojë e sipër. Atëbotë ndizeshin gjakërat.
Diçka e tillë kishte ndodhur edhe një ditë, kur njëri nga ”malazezt” e Ulqinit ekishte goditur njërin nga shqiptarët dhe, papandehur, kishte kërcitur grushti. Ai ”malaziasi” ulqinakkishte kërkuar falje, por ”shqiptari” kosovar ia kishte sharë nënën dhe i kish thënë që s’ donte të ketë punë me ”cërnagorët”. Atëbotë, ”malaziasi” ia kishte kujtuar vëllaut të tij që nuk ishte ”cërnagor” dhe atij tjetrit duhej t’ i vinte turp që po e quante sllav.
Kjo mosmarrëveshje verbale u bë shkas që personeli i Shkollës Normale – me nxënës, edukatorë dhe arsimtarë – një javë ditë me radhë, mbrëmje për mbrëmje, në vend se të bënim detyrat që na kishin caktuar arsimtarët, duhej t’ i thenim dhëmbët me masat që duheshin marrë kundër ”nacionalistëve” ulqinakë që kishin gabuar e kishin thënë se janë shqiptarë dhe jo ”malazez”.Dhe masat u morën: nxënësit Daut Shurdha, Bahri Brisku e ca tjerë u përjashtuan nga Shkolla Normale e Prishtinës dhe memzi se u regjistruan në Shkollën Normale të Shkupit.
Sado e panatyrshme që duket, udbashët shqiptarë, që nga fillimina stërvitnin se si duhej ta kafshonim njëri tjetrin, pasiqë ashtu iu shkonte për shtati serbëve të Beogradit dhe bullgarëve të Shkupit.
Pikërisht për këtë arsye unë, që nga rinia e hershme, do filloja t’ i admiroj të burgosurit politikë shqiptarë dhe që nga klasa e dytë e Shkollës Normale do ta vrisja mendjen se për kend do të shkruaja kur të dal mësues.Unë, si të gjithë shokët e mi, s’ kisha nevojë të mësoja se ne, përderisa flisnim shqip, ishim shqiptarë dhe zgjidhja më e mirë e çeshtjes tonë ishte – bashkimi me Shqipërinë.
Mjerisht, Shqipëria Komuniste na la në baltë. Ajo, menjëherë pas depërtimit të brigadave shqiptare në Kosovë, i qëroi të gjitha trevat shqiptare nga ”ballistët” dhe ”nacionalistët” shqiptarë dhe ia dorëzoi Titos jo vetëm Rrafshin e Kosovës, por dhe të gjitha viset e shkëputura prej saj. Shqipëria e Enver Hoxhës, jo vetëm që nuk e ka përkrahur asnjë kryengritës kosovar, por ajo – nëpër mjet sigurimcave të saj – i ka shitur të gjithë kundërshtarët e Jugosllavisë Titiste.
Kjo tradhëti e Shqipërisë Mëmë më ka mbushur me ankth dhe kam frikë se po na pret një shprishje definitive. Nëse vazhdon ky trend, ka rrezik të përfundojmë si autoktonët e Amerikës Latine që, pak nga pak, u zhduken nga faqja e Dheut. Shqiptarët e sotëm nuk janë si të parët e tyre, që njëmend ishin analfabetë e pak të informuar, por ishin më trima dhe më krenarë.Kjo epokë është epoka e Udbës dhe ¨sherbëtorëve jugosllavë.Sot propaganda jugosllae ka depërtuar deri te kullat e moçme shqiptare dhe po manipulon medoket e zakonet tona. Del një artist si Abdurrahman Shala dhe gjashtë republika sllave na shajnë e na pështyjnë si ballistë. Një ditë, duke u kthyer nga Gërmia, ai rastis një bukuroshe serbe dhe – aty për aty – vendos t’ i përziej gjenet e vetame gjenet e saj, sepse n’ atë mënyrë karriera e tij do ngjitej deri në qiell. Del një tjetër artiste shqiptare, nga fara e Begollëve, dhe për t’ i fyer bashkatdhetarët e saj pak më shumë, martohet me një partiash malazias. Po atë shembull e ndjek edhe Bekimi, krenaria ynë. Po atë shembull, kush më parë e kush më vonë, e ndjekin edhe shumë sllavofilë preshevarë, buanocas, pejanë e tetovarë. Serbet e bukura ishin arma më e fuqishme e Udbës që të mësonte edhe se çfarë thoshin ”ballistët” edhe nën jorgan.
Ne, shqiptarët, s’ bëjmë përjashtim nga evolucioni. Ka patur popuj edhe më të forte se ne, më të arsimuar, më vitalë, por janë zhdukur nga faqja e Dheut. S’ ka nevojë të shkojmë më larg se te kushërinjtë tanë në Turqi. Sa prej tyre flasin shqip? Thuaj se asnjë. Ata e dijnë se kanë prejardhje shqiptare, se prindërit e tyre janë shqiptarë, por shqipen s’e flasin fare. Përvoja na mëson see njejta gjë ka ndodhur edhe me shqiptarët e Amerikës. Edhe ata janë shndërruar në amerikanë. Thjesht – sepse shumica është më e fortë se pakica.Pikërisht për këtë arsye, ne duhet të bëjmë çmos që ta ruajmë kujtimin e rilindasve tonë kombëtarë.
Ndarja e atdheut tonë në një krahinë e tri republika është krimi më i rëndë që mund t’ i bëhet një populli. Sot preshevarët mësonjnë serbishten si gjuhë të dytë e kryesore. Kushërinjtë mi, që s’ janë më larg se 20 kilometra, duhet ta mësojnë maqedonishten. Kushërinjtë e tyre, që jetojnë në Zarë, duhet ta mësojnë kroatishten. Ndërsa Shurdhajt e Ulqinit duhet ta mësojnë serbishten e Malit të Zi.Përse duhet të ndodhë kështu? Thjesht, sepse qëllimi i serbëve, bullgarëve e malazezëve ishte të na shndërronin në jugo – sllavë.
Ka gjasa që po këtë qëllim e kishin edhe italianët.Fatlumnisht, vëllezërit arbereshë kishin atdhetarë të mençur, si Jeronim de Radën, Dhimitër Kamardën, Zef Seremben, Zef Skiroin e shumë të tjerë, që ishin të mençur e largpamës. Sipas Faikut,falë kontributit të tyre, arbëreshët e ruajtën gjuhën dhe identitetin kombëtar; përndryshe, vetë vetë populli nuk dha ndonjë kontribut t¨madh. Se të ishte e kundërta, thotë Faiku, nuk do ta lenin Plakun e Maqit të vdiste në borxhe, varfëri e mjerim.
Shumica e gëlltit pakicën. Ata që nuk janë shkrirë deri sot, do të shkrihen nesër.Këtë e dinin arbreshët, andaj e quajtën veten “gjak i shprishur”.Gjak i shprishur janë edhe shqiptarët e Amerikës,Rumanisë, Bullgarisë dhe Egjiptit. Nëse Pikërisht për këtë arsye, ne, po të vemi në Bullgari, Rumani apo Egjipt, do gjemë bullgarë, rumunë e arabë, por jo shqiptarë. Atje ka pasardhës të shqiptarëve, por assesi shqiptarë.

57. Jeta ime

Jeta ime është një pikëllim i buzëqeshur. Ajo i përngjanë një litari të lidhur në strumbullar dhe, pa marrë parasysh se unë, si kali që do ta marrë vrapin, dua të turrem drejt Himalajeve, ajo tërë kohën më kthen nën hijen e atij ylberit plak që sogjon mbi Preshevë.
Ku ta di edhe sa vjet do jetoj? Njëzet, tridhjetë apo dyzet? Për këtë arsye unë e marr jetën me buzëqeshje,sepse jeta duhet jetuar si një ëndër që na çfaqet vetëm njëherëdhe s’ ia vlen barra qirasë të derdhim lotë apo t’ i çjerrim faqet.
Unë i dua njerëzit, pa marrë parasysh gjuhën që flasin apo Zotin që besojnë. Por duhet të jem i ndershëm dhe të mos e fsheh mosbesimin tim. Unë s’ e di asnjë shok apo dashamir që është kthyer nga Parajsa dhe t’ i gëzohem ditës kur do të vdes.E di mirë se një ditë do të ndahem nga darkat modeste, gratë e bukura, bisedat që kemi zhvilluar, ledhatimet që kemi ndarë, zënkat, pajtimet dhe plagët që ia kemi shkaktuar njëri tjetrit. Të gjitha do të shkrihen si vesa në diell.
Kjo është shakaja e Gjithësisëme neve, banorët e kësaj bote. Mbase për këtë arsye përpiqem të buzëqesh, edhe pse shpirti im është zien mbi flakën e trishtimit.
Tolstoi thonte se njëra nga detyrat tona më të rëndësishme është përgaditja për ditën e vdekjes.

58. Skllevërit bashkohorë

Parmbrëmë e pashë një dokumentar mbi ardhacakët e moçëm italianë.Një dokumentar interesant dhe rrëqethës. Mesazhi i tij ishte i qartë: Edhe Suedia po merret me tregëti. Ajo kishte dërguar afaristët e saj në Itali dhe i kishte marrë i kishte marrë ata italianë të gjorë jo për hir të dashurisë që kishte për gjuhën dhe kulturën e tyre, por si krah punë për industrinë e rëndë. Shumë prej tyre, flokëthinjur e të sëmurë, ankoheshin qëe kishin harruar edhe gjuhën e nënës. Vitin e kaluarSuedia ua kishte dhënë edhe shtetësinë e saj, por ata ishin të gatshëm të fshinin bythën metë.
Çfarë dua të them me këtë shënim? Dua të them se edhe Suedia, njësoj si Serbia, ka elaboratet e saj dhe përsëri do të bëhet perandori.Në vazhdën e asaj ëndrre po zhvillon një pazarllëk të qelbur me Titon, Çausheskun dhe Gjeneral Frankon.Po këkon ardhacakë tjerë, nga të gjitha qoshet e Evropës. Spanjollë, marokanë, grekë, turq e jugosllavë…
Sipas fjalëve të italianëve të gjorë,izolimi i tyre ka qënë total.Dëshprimi, pakënaqsia, vreri i përmbajtur dhe aklimatizimi i ka shëndrruar në të sëmurë mentalë.Gjatë dokumentarit u theksua shumë herë se një ditë ajo turmë amorfe do të bie në një letargji nordike.Të njejtat i thanë edhe ardhacakët, për të cilët asnjë organizatë humanitare nuk e vranë kokën.
Po atë mbrëmje u emitua në emisionint “Fokus”, edhe një intervistë e gjatë me ardhacakët finlandezë. Njëri nga gazetarët nuk e kishte të qartë pse familjet finlandeze domosdo duhej t’iu flisnin fëmijve finlandisht, kur mundeshin t’ iu flisninsuedisht. Duke folur me fëmijët në finlandishte, ata promovonin një mori elementësh që mund t’ i shndërronin fëmijët në nacionalistë.
Sado qesharake që duket, kjo dëshmon se suedezët prore e gënjejnë veten që me pak para mund ta blejnë edhe krenarinë kombtare të ardhacakëve italianë apo finlandezë.Liria është simbolika më e shenjtë që e karakterizon një popull.Mu për ate, bijt e një kombi të lirë duhet të jenë të ngjashëm me finlandezët. Ata janë goxha të zhveshur nga mburrkat, prestacioni e pasuria dhe nuk çojnë dorë nga identiteti i tyre.
Duke lexuar ata pak libra që më kanë ardhur nga Shqipëria po vë re se popujt e Balkanit kanë huazuar nga njëri tjetri shumë doke, zakone dhe paragjykime. Ata ju besojnë ëndrrave që shohin natën… Ata ju besojnë formave që merr llumi i kafes… Ata ju tremben maceve që ua presin rrugën… Ata shqetësohen kur ju pingërron veshi… Dhe ata s’ kanë qejf të qethen apo t’ i prejnë thonjtë ditën e marte.
Përndryshe, ne, kosovarët, jemi shumë të pafat. Të jesh kosovar në këtë vend është njësoj si të jesh i varur dhe të thotë të pezullosh midis krenarisë e përbuzjes. Ne jemi krenarë që jemi shqiptarë dhe flasim shqip. Ne jemi krenarë që jemi pasardhës të Pirros, Agronit, Bardhylit e Gjergj Kastriotit, por Suedia na trajton si serbë dhe pasardhës të Car Dushanit.Dhe sa herë që ndodhë diçka e këtillë, mua më mbërthen një mllef i papërmbajtur dhe dua t’ i godas me grusht. E di që kjo gjë nuk më nderon në sytë e kalimtarëve të rastit, por edhe unë jam njeri dhe di të gjykoj me kokën time.
Çuditërisht, kështu nuk arsyetojnë shqiptarët e Turqisë dhe turkofilët e Kosovës. Sipas njëit prej tyre, ne duhej t’ ishim krenarë që jemi jugosllavë dhe jetojmë në Jugosllavi. Ashtu arsyetojnë edhe shumë ”punëtorë të inkuadruar përkohësisht në botën e jashtme”. Njëri prej tyre sapo ka mbërritur në Uppsalë dhe na i zbardhi leshrat me lojalitetin e tij për shokun Tito e Jugosllavinë Federative.
Me sa duket, suedezët kanë qëllime të caktuara me nevedhe insistojnë që sa më shpejt ta mësojmë gjuhën suedishte. Që tani fëmijët e ardhacakëve të huaj po ushqehen me mitet dhe prapshtitë e Krishtërimit sikur ato janë petulla dhe kadaif.Se sa përputhet kjo politikë me të Kartën e të Drejtave të Njeriut, nuk e di. Megjithate, kjo strategji e qelbur e megalomanëve suedezë më duket e poshtër. Kohëve të fundit po shoh shumë fëmijë grekë e shqiptarë e jugosllavë të cilëve prindërit u flasin greqisht apo shqip, por ata iu përgjigjen suedisht. Kjo dëshmon se nuk është vetëm dhuna që të zhveshë nga identiteti, por dhe shtrëngimi, nevoja. Si suedezët, ashtu dhe norvegjezët, danezët e gjermanët kanë aq të ardhura sa t’ ua mësojnë ardhacakëve gjuhën e tyre kombëtare, por atyre s’iu shkon për shtati. Ka këtu me dhjetra e qindra të huaj që dikur kanë qenë pedagogë, arkitektë, mjekë, përkthyes e drejtues të ndërmarrjeve, por tani duhet të lajnë dhe të asimilohen si tjerët. Ajo që po ndodhë në Treleborg, Helsingborg e Malmö na mëson se Suedia, njësoj si Spanja e Anglia e Portugalia dikur,po importon skllevër të rinj. Atyre iu premtohet se pas një qëndrimi pesëvjeçar s’ do të kenë nevojë të rrinë këtu, paçka se rruga e tyre për në vendlindje është më e ngushtë se vrima e gjilpërës. Ka gjasa se aty këtu ndonjëri do të kthehet, por fëmijët e tij nuk do ta ndjekin. Atë ditë që pleqët do të çfaqin deshirë për të ikur në Greqi, Turqi apo Liban, fëmijët e tyre do ta kontaktojnë Policinë dhe do të refuzojnë të shkojnë me prindërit e tyre.
Të parët tanë ishin atdhetarë të arsyeshëm. Ata s’ ishin të barabartë si sot, s’ kishin ferma e shitore të mëdha, por ishin të fortë në dashurinë e tyre për atdheun. Të ishe shqiptar n’ atë kohë, ishte një detyrë e shenjtë dhe asnjë sakrificë s’ ishte e madhe. Sot nuk është ashtu. Sot shqiptarët shkojnë edhe n’ Australi për ta nxjerrë një dollar më shumë dhe për ta ngritur një kat më lart. Kështu po bëjmë ne, ndërsa ata të Shqipërisë së Kuqe natë ditë po mësojnë rusisht, se me ndihmën e libave të ”shokëve” Stalin e Enver do ta përhapin marksizmin dhe leninizmin nëpër botë.

59. Elaboratet

Stig Persson, nëpunësi i ri i bibliotekëssë fshatit, kishte mësuar se në Bibliotekën Mbretërore të Stockholmit, gjendet një katalog ku figurojnë të gjithë librat që ka botuar Akademia e Shkencave Serbe midis dy luftërave botërore. Shumica e tyre kan të bëjë me doket dhe zakonet e popujve të ish Mbretërisë, por në mesin e tyre paska dhe libra me karakter social e politik. Pasi e shfletova atë katalog pash edhe këta tituj: “Serbia i Albania” e Tucoviqit, “Selidba Arnauta” e Qubrilloviqit, “ Acta et diplomata Albanie mediae aetatis ilustrantia” e Thallocyz-t, “Geschichte von Montenegro und Albanien” e Gopcheviqit, si dhe “Lebenserinerungen” të Ekrem bej Vlorës.Momentalisht jam shumë i zënë, por kam shpresa se një ditë do të gjej kohë për t’ i shfletuar edhe ata libra.
Përndryshe, “Zonjushën Zhuli” e kam gati.Edhe pse nuk është ndonjë dramë e gjatë, ajo do shumë ditë që ta shkruaj pastër dhe ta bëj një kopje të hajrit. Unë s’ jam daktilograf dhe gjithnjë punoj me dy gishta.Me ta mbaruar atë punë, do t’ ua hedh një sy provesverbaleve që kam marrë nga Amnesty Internationaldhe, brenda mundësive, të bëj disa korrigjime në kapitullin ”Strofulli i nepërkave”.Jam i detyruar ta rilexoj atë kapitull, sepse gjuha në të cilën shkruaja atëbotë ishte plot mearkaizma e shprehje dialektore. Duke qënë se idea burimore ishte ta bëj një romam më të shkurtër, nuk prish punë edhe nëse shlyej ndonjë përshkrimtë gjatë.

60. Mëmedheu

Edhe sot dola të marr pak ajr të pastër.Ishte ditë e shtunë dhe rrugët të shkreta. Për herë të parë Suedia po kursen energji elektrike dhe drita është mjaft e dobët.
Duke qënë se nuk shihja aq mirë, u shtriva në divan dhe vura një disk me vjersha të poetëve suedezë.Nuk jam tifoz i poezisë, por vargjet e poetit Bo Zetterlind i pëlqej shumë. Ja si ia çfaqëporti dashurinë atdheut të vet:

“Cili bregdetë, thua, është caku im
Cila tokë dhe cili diell
Cili popull, cila gjuhë dhe cili qiell?
Unë them: Je ti.
Unë i kam parë bregdetet e Indisë
Kubës, Madagaskarit e Greqisë
Po asnjëri s’ishte si ti
mermer i bardhë i lëkurës s’ ate
Pëlhurë e artë e Vetmisë
Mrekulli e ëndrrave të mia
Petk i vargut dhe jetës sime
Shije e etjes, gjakut dhe pritjes time.
Unë dua që dhe ti
Njësoj si unë
T’i shohësh në qiell
Xixëllimat e atij bregdeti.
Drejt teje jam nisur me lundrën time
I përcjellë nga shushurima e natës së freskët
Drejt teje jam nisur me lundrën time
Me timon prej kristali.
Cili bregdet, thua, është bregdeti im
Cila tokë e cili diell
Cili rrafsh e cila trevë
Cila majë e cili qiell
Cili emër, cila sisë e cilat buzë?
Valët e detit që rrokullisen drejt teje
Shushurijnë edhe tani
Si velat e hapura në erë
Je Ti dhe Ti dhe vetëm Ti.

Ky është skeleti.Sikur të kisha më shumë kohë, do ta gdhendja pak më shumë, por s’ jam i prirur të merrem me punë që nuk më shkojnë. Poezia është për Azem Shkrelin e Ali Podrimjen. Jo për mua.

61. Tetë Marsi

Merre me mend! Sot është 8 marsi, Dita ndërkombëtare e gruas dhe bora po reshsi në janar. Kjo ditë kremtohet me të madhe në Moskë, Pekin e Tiranë, por në këtë fshat të largët të Suedisë, ajo sikur s’ egziston fare. Ka gjasa që klubi iGrave Socialdemokrate do ta shtrojë ndonjë darkë, por gratë e partive tjera s’ i japin aspak rëndësi.
Duke mos mundur të dal e të sorollatem nëpër pyll, jam shtrirë e po meditoj si eremitët orientalë. Po i kujtoj të parët e mi, tim atë, tim gjysh, tim katragjysh dhe gjyshërit tjerë,të cilët nuk i kam njohur dhe nuk ua di emrat. A erdhën, vallë, nga Shqipëria apo ishin aty që nga koha e Mbretërisë Dardane, të cilën e përmend Ariani? Ngado që ta kapësh, kjo çeshtje është e ndërlikuar.
Ai që na dëfton diçka mbi epopenë e fisit tonë është Herodoti. Sa herë që e shfletoj librin e tij dhe lexoj shifrat që kam vënë si fusnota të preokupimeve të mia, në kokë më çfaqet një popull i madh, jashtzakonisht i madh, i përbërë prej dhjetra, mos qindra fisesh. Atofise që kishin zaptuar një sipërfaqe prej mijëra e mijëra kilometrash, që nga Danubi e deri në Atikë, kishin gjuhën, mitologjinë dhe doket e zakonet që i ruanin me dashuri të madhe. Atofise, edhe nëse luftuan me grekët, maqedonasit e romakët, nuk mbaruan të gjithë si skllevër. Them se ca prej tyre mbijetuan masakrat e të huajve dhe qëndruan këtu, por jo si zotër të kësaj toke, por si kryengritës të shprishur nëpër male. Si grimca të një populli që, duke mos mundur t’ i rezistonte një perandorie më të madhe, u shëndrrua në një popull të vogël.
Tani, pas atij shtegtimitë gjatë, jemi shëndrruar në një popull të lodhur e të pafuqishëm për t’ u mbrojtur.Atë dobësi e kuptuan të parët tonë, andaj u mblodhën në Prizren dhe lidhën besë që t’ i mbrojnë trojet e tyre. Çuditërisht, miqët tanë evropjanë nuk na përfillën fare dhe i favorizuan serbët, grekët e bullgarët. Edhe pse të varfër, të parët tanë e dëftuan trimërinëdhe atdhedashurinë e tyre duke luftuar për Plavën e Gucinë, por Fuqitë e Lartpërmendura, në vënd të Plavës e Gucisë, ia dhanë Cërna Gorës Ulqinin e Tivarin. As sot s’ e kam të qartë përse nuk ia dhanë Stambollin, Berlinin apo Londrën?!..

61. Ç’ u bë vallë Regina?

Herë pas here – e kjo ndodhë pasi i shikoj lajmet e mbrëmjes – unë mbështetem në kolltuk dhe përpiqem t’ i ndjek mendimet që vetëtimthi, si plimi i trumcakëve,vërtiten nëpër lëndinën e qiellit.
Ashtu më ndodhi edhe mbrëmë, deri sa po i mblidhja forcat të shoj në dhomën e punës, kur m’ u kujua Regina.Ç’ bë Regina, vallë, e pyeta veten.
Do ketë qënë dhjetor kur lakuam në një vallëzim të Lidhjes së Studentëve.Salla e Bashkisë së Qytetit, një goxha sallë, me shkallë të pjerrëta e pompoze,përpos tjerash, përdoret edhe për darkat që organizon Fondacioni i Çmimit Nobel për mysafirët e vet . Isha meMit’hatin, mikun algjerian, dhe, duke qenë se ishim të ftuar si mysafirë të largët, paguam biletat dhe zumë një tavolinë të zbrazët. Mjerisht, ahengu i madh kishte mbaruar dhe as unë, as Regina, me të cilën kisha vallëzuar, s’ kishim të ngutur.
” Anipse nuk shkojmë te unë e të hamë diçka,” i thash. Atëbotë unë e Mit’hati punonim në Pripps dhe kishim plot pije e lëngje.” Kam edhe birra të forta, që shiten vetëm në USA.”
” Shkojmë. Pse jo,” tha Regina.
Kështu ndodhi që ne, krejt papandehur e pa planifikuar, u katandisëm në Johanneshov dhe, pasi i nxorëm birrat nga frigoriferi, e shtruam tavolinën me të gjitha delikatesat që kisha blerë dy ditë më parë: bukë të thekur, djathë, proshutë, vezë të zjera dhe kaviar.
Ne, meshkujt, kishim uri,ndërsa Regina jo dhe aq. Ajo vinte pakëz e thatë, lëkurën e kishte të bardhë, qumështore, dhe gjithnjë ishte e pikëlluar për arsye që nuk i dija deri atë natë. Ishim parë shumë herë në mensën e studentëve dhe herë pas here kuvendonim me njëri tjetrin. Ajo studjonte gjuhët romane dhe unë, si harabel që isha,përpiqesha ta afroj me Mit’hatin, që ishte rritur në Marsej të Francës. Mjerisht, ai s’ ishte i interesuar në te, por ate do ta merja vesh më vonë.
Në fillim darka dukej premtuese. Njëmend ishte pakës vonë, por Regina ishte e lirë, kurse unë e Mit’hati punonim në ndërrimin e dytë, gjegjësisht nga ora dy deri më ora dhjetë të natës.Si pimë birrat që kishim përpara – hajde gëzuar, për shëndetin tuaj, për shëndetin e familjes, për mirëqenien e përbashkët – ne sharruam në Luftën Nacional Çlirimtare të Algjerisë dhe masakrat që kishte bërë Ushtria Françeze n’ atë vend.
Papandehur atij i ra diçka ndër mend dhe brofi në këmbë.
” Duhet të shkoj, se kam caktuar takim me një shok marokan,” tha Mit’hati, duke iu drejtuar Reginës. ” Po deshtët, s’ pritoj t’ u lë te shtëpia.”
” Jo, merci beaucoup,” i tha ajo.“ Unë do rri edhe pak dhe pastaj do marr taksi.”
Gjithëçka ecte kundër dëshirës time.Unë kisha shpresa ta afroj me Mit’hatin, po ajo çfaqi deshirë të rrinte me mua.
” Për mua rri deri nesër,” i thash.
Dhe ajo qëndroi.
Ajo ishte një femër e sinqertë dhe pakëz e zhgënjyer në njerëzit e shtëpisë. I jati, një gazetar i revistës “ Industria e Sotme”, ishte i sjellshëm dhe miqësor, po s’ kishte kohëpër ta shoqëruar në kino, për t’ ia paguar pushimet në Veri apo për ta dërguar në Rivierën Franceze. E jëma, një shtëpiake e urtë nga Arvika, ishte kujdestare e familjes dhe, si e papunë që ishte, e quante të bijën të pacipë e llapaqene. Se t’ ishte e kundërta, ajo do ta zaptonte atë “zokthin” e saj dhe do t’ i mbaronte studimet me kohë. Regina s’ ishte e vetme, kishte dhe një motër më të vogël.
“ Poaq shumë meshkuj paske patur?” e pyeta.
“ Bash përkundrazi,” më tha.” Unë kam patur vetëm dy meshkuj. Ai i pari ishte nga kombtarja e Brazilit. Asemrin nuk ia di, por e njoha gjatë Botërorit. Ai kishte ardhur të luante për vendin e tij, unë po isha e virgjër dhe duhej ta kapërceja atë dert. Pastaj e takova të dytin, Xhavidin, dhe atij s’ iu kam ndarë kurrë.”
” Turk ishte ai njeri?”e pieta.
” Jo, iranez. Ai ka qenë shumë i ngjashëm me ty.Keni diçka të përbashkët. Fytyrën, zërin dhe mënyrën si më zhveshë me sy…”
Unë s’i thash asgjë, sepse Regina e meritonte ta zhvishja me sy.Atëbotë isha zog shtegtar dhe s’ kisha kundër të fle me gra tëbukura.Pastaj ajo ishte e bardhë dhe shumë e këndshme.Por kishte një të metë. Thuajse tërë kohën që ia shtrëngonim duart njëri tjetrit, ajo duhej të më dëftonte mbi përjetimet e saj. Pastaj iu lodhën sytë dhe ajo hoqi bluzën e saj, një bluzë krahshkurtër e ngjyrë vishnje, dhe hyri nën një jorgan që ma kishte lënë pronarja e apartamentit.
Regina i takonte asaj kategorisë së femrave të bukura, që ngatërroheshin shpejt me burra dhe pastaj, pasi merrnin fund aventurat e tyre, suleshin në aventura të reja për t’ i shëruar plagët e vjetra. Ajo nuk e zgjati as me mua, por që atë natë, deri sa po pinim birrë,e harroi Xhavidin dhe qëndroi deri në orët e para të agimit.Pastaj, pak para se të agonte, e mori një taksi dhe iku drejt Qendrës krejtësisht e bindur që edhe unë isha një njeri i mirë.
Pas asaj që kishim përjetuar sëbashku,shpesh here më ftonte në shtëpinë e saj. Rëndomt, e shoqëroja në kino, shikonim ndonjë film të ri, pinim kafe në Stacionin Qendrordhe, pasi kuvendonim pak me prindërit e saj, shkonim në dhomën e saj, ku mundeshim të bisedonim për provimet që e prisnin, për Xhavidin e saj, si dhe atë dëshirën e saj të mallkuar për ”të bërë dashuri”.Ashtu e quante ajo.
Mua, ç’ është e drejta, nuk më pëlqenin çastet kur më ftonte në dhomën e saj, sepse aty s’ ishim vetëm ne të dy, por i jati, e jema dhe Tereza, motra e saj.Mu për këtë arsye përpiqesha të gjej lloj lloj arsyesh e të mos lakoj në Gamla Stan, po atëherë ndodhte e kundërta: Regina më kërkonte mua.
Pastaj u shpërngula në Odenplan. Atë vit bënte ftohtë dhe ne, pasi endeshim nëpër Qendër, Gamla Stan apo Bibliotekën e Qytetit, ngjiteshim në banesën time për të pirë çaj dhe ”për të bërë dashuri”. Ajo ishte e gjatë, kishte gjij të fortë e të bukur, por flokët e mbante të shkurtër. Nuk ishte shumë e prirur të rrinte gjatë dhe sapo mbaronte ”punë”, dilte në stacionin e metros dhe ikte te shtëpia.
Një ditë më njoftoi se do të shkonte në Greqi. Prindërit e saj, që s’ ishin shumë për udhëtime, kishin vendosur të shkonin në Kreta dhe atje t’ i kalonin pashkët. Për çudinë time, me të ardhur nga Greqia, ajovendosi të shpërngulej te xhaxhai në Lund dhe s’ u kthye prapa. Me kaq, ne u ndamë sikur s’ ishim njohur kurrë . Mbaj mend që m’u lajmërua nja dy herëme telefon, por pastaj harroi se i përngjaja atij Xhavidit të saj.
Tani që dëftova për te, dua të cekë se në këtë pjesë të botës jetojnë dy tipa të gjinisë femërore. Në grupin e parë hyjnë femrat e bukura dhe modeste, që dashurojnë mekokë dhe pak iu bën gjuha, feja apo ngjyra e mashkullit me të cilin bëjnë dashuri.Atonuk e vrasin kokën për aspektet erotiketë jetës së përditshme dhe s’ kanë kundër të bashkdyzohen mecilindo burrë. Ndërkaq, ato janë të ndërgjegjshme se jeta është një proces i ndërlikuar dhe njeriu, përpos ”dashurisë”,ka nevojë për shtëpi, vend pune, ushqim, pushime, si dhe krijimtari artistike.
Ato tjerat, që i takojnë grupit të dytë, tërë kohën e luajnë rolin e qenieve të keqkuptuara dhe atë çast që merr fund dashuria e parë, menjëherë e përdorin “fatkeqsinë” e tyre për ta gjetur dashurinë e dytë.Mepo të njejtat vaje me të cilat kanë hyrë në krevat me viktimën e parë, hyjnë edhe me të dytën, edhe ate, jo një javë dy pas njohjes së tyre, por natën e parë që njihen me të.
Unë duhet ta kem dashur Reginën. Ajo ishte e bukur, e hirshme dhe shumë e çiltër në krijimtarinë e saj erotike. Tamam si laviret e Greqisë së Lashtë. Ajo, që nga fillimi, ma kishte bërë të qartë se nuk donte familje pasi që një ditëdo t’ i mbaronte studimet dhe do punonte në Radiotelevizionin Suedez. Duke qënë se ndjenjat tona reciproke ishin të cekëta, s’ kisha arsye të xhelozoja apo ta përbuzja për sjelljet e saj. Përkundrazi, merrja ato që kisha para dhe nuk ndërtoja pallate në qiell. Tani që kam shpëtuar prej saj, mundem ta shoh veten me një sy tjetër, më të rrebtë e më kritik, por ëshë vonë.Më mirë do kish qenë të mos njihesha meanglezen Pamela, finlandezen Lea apo suedezen Regina, sepse n’ atë mënyrë do t’ isha më fisniknë sytë e gjinisë femërore. Pa marrë parasysh se erotika shihetmesy tjetër në këtë vend,unë do t’ isha më i lumtur të martohesha vetëm një herë dhe kurrë të mos ikja nga shpatijet dhe rudinat e Preshevës time.

62. E shkuara

Po e lexoj librin ”Tregime të moçme shqiptare” dhe po konstatoj se populli ynë, nëse ka ruajtur diçka nga e shkuara, ato duhet të kenë qenë elementet emitilogjisëilire. Motivi që gjejmë në rrëfimin mbi ndërtimine Rozafës ka gjymtyrë të mitologjisë orientale pormesazhi i tij është shqiptar.Ai është i qartë edhe shumë i tejdukshëm: asgjë s’ bie nga qielli dhe ardhmëria pushtohet me gjak.
Një tjetër temë e traditave tona kombëtare është fjala e dhënë. Besa është e shenjtë, ajo nuk shkilet, se pasojat e atij veprimi janë të këqia e ogurzeza. Kështu qëndron puna me premtimin e Halil Garrisë, që ka rënë në burg dhe duhet të shkojë e të shihet një here të fundit me nusen e tij.Kështu qëndron puna me premtimin e Aga Omerit. Dhe kështu qëndron puna me të gjithë herojt e mesjetës shqiptare.
Edhe shifrat, që preken në epikat tonajanë të mbështjella me një vello paragjykimesh e misticizmi. Doruntina, heroina e këngëve tona,që ishte martuar larg nga vendlindja,kishte nëntë vëllezër dhe të gjithë i kishin vdekur. Por vëllai i nëntë, për ta mbajtur besën e dhënë, çohet nga varri dhe shkon për ta marrë në vendlindje. Po vazhdoj. Gjergj Elez Alia, heroi i epikës mesjetare, kishte marrë nëntë plagë në trup dhe kish nëntë vjet që lëngonte nga plagët.
Pak netë më parë, deri sa po pushoja në krevat, e lexova ”Tringën” e Gjergj Fishtës. Gruaja shqiptare, ashtu siç e përshkruan ai,është një qenie madhështore. Edhe pse jo në proporcion me meritat e saj, ajo është pasqyruar me një varg të fortë si mermeri. Mjerisht, atë qenie e keqtrajtuar shumë soc-realistët e Enver Hoxhës dhe i ka dhënë përmasa antishqiptare. Ata po e nxjerrin nga tharmi i saj dhe po e ngatrrojnë me gratë e shokut Stalin.

63. Lufta

Sonte e pashë një reportazh mbi luftën që po zhvillohet në Viet Nam. Reportazhin e kishte përgaditur miku im Peter Limqueko dhe qëllimi i tij ishte të dëftonte se cilat forca po ndeshen n’ atë vend. Merre me mend! Ushtria amerikane ka mbjellë tre fish më shumë bomba në Viet Nam, se sa të katër aleatët gjatë krejt kohës që është zhvilluar Lufta e Dytë Botërore. Peter Limqueko, që tani po merret me gjurmime në Institutin e Gjurmimeve Paqësore në Stockholmështë një djalë i shkëlqyeshëm.
Edhe një lajm tjetër. Mustafa Barzani paska nënshkruar një marrëveshje meSadamin e Irakut. Se sa do të mbijetojë ajo paqë e nënshkruar prej tij dhe Sadamit është çeshtje që nuk dihet. Ajo që dihet dhe më befasoi pak ishte në lajmet e agjensisë TT:rregjimi i Josip Broz Titos paska patur marrëdhënie të ngushta me anglezët që nga agu i parë i Luftës së Dytë Botërore.
Këto të dhëna po i vërteton edhe emisioni javor “ Maktspelet”. Sipas redaktorëve të atij programi, anglezët që në fillim ia kishin bërë të qartë mareshalit jugosllav se pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore prisnin agun e një ekonomie private. Ajo marrëveshje po ma kujton një aspekt tjetër të skllavërisë tonë kombëtare: deri tani asnjë komunist shqiptar s’ e ka përfaqësuar Jugosllavinë. Qoftë edhe si kryetar formal. Kjo dëshmon se Titua s’ ka besim te shqiptarët.
Përndryshe, jam gdhirë nën hijen e një ëndrre të çuditshme. Sikur gjendesha në shtëpinë e Vezir Ukajt dhe kjo gjendej diku përtej Gërmisë, në drejtim të Mramorit.Veziriishte daktilograf i ”Jetës së Re” dhe gjallëronte nga korrekturat që na i shkruante pastër. Ai, sipas ëndrrës, ishte martuar, kishte fëmij dhe unë s’ e kisha të qartë çfarë bëja në shtëpinë e tij. Mos ka rënë, vallë, edhe Veziri në burg?
Im vëllamë njofton se e paska takuar Zeqë Gërvallën dhe ai i kishte premtuar që do më shkruante. Zeqa ka patur relacione të mira meAdemin, Adem Demaçin, dhe shpesh herë shkonte dhe e vizitonte nënën e tij. Ai sa paska dalë nga burgu. Me sa duket, ata të organizatës Amnesty Internacional nuk janë shumë të hapur me neve, shqiptarët e Kosovës, përndryshe unë do ta mësoja me kohë. Sidoqoftë, kam shpresa që do më lajmërohet dhe do ma dërgoj adresën e tij. Zeqa qenka regjistruar në fakultet.
Po, pra. Këtu s’ ka asgjë të re. Ka ca netë që po ngjitem në tavanin e shkollës së fshatit dhe atje po merrem mepërpunimin e ”Zonjushës Zhulí”.Çifti që ka ardhur në katin e dytë është në një luftë permanente. Ai quhet Bengt, ajo quhet Birgita. Bengti është djalë i mirë, por – nga sa po shoh – alkoholi e ka nxjerrë fare nga binarët. Birgita është një femër e pashme dhe punon në Gefvle. Sa herë që kthehet nga puna, duket e vrenjtur, se e di që mbrëmja do të fillojë me këngë e kaba dhe pastaj do të përfundojë me lotë.Duke qënë se kam filluar ta rilexoj kapitullin e fundit të “Udhëkryqit” dhe kam nevojë për qetësi, po ngjitem lart, në tavanin e shkollës,dhe herë po lexoj, herë po ndryshoj diçka.
As Amerika s’ është ajo që ishte.Lideri i “Panterëve” amerikanë, Eldridge Cleaver, ka dalë me opcionin e një shteti të veçantë afro-amerikan. Pak a shumë ate e kërkonte edhe Malkolm X, por miku im amerikan,Sherman Adams, thotë se dita kur zezakët do ta fitojnë një shtet të tyreështë poaq larg sa dhe Jupiteri.

*
Më në fund, po vjen behari.Një tufë rrezesh ka depërtuar në dhomën time dhe ylbernaja e tyre po m’ i vret sytë.Përjashta po dëgjohet melodia monotone e bores së shkrirë. Po e vështroj çarçafin e bardhë përjashta dhe kam përshtypje se vdekja është më e lehtë në behar.Shprishja e materjes së ftohur duhet të jetë më e lehtë e më e natyrshme. Si mjerë ata që vdesin në dimër dhe duhet ta presin beharin për t’ u shndërruar në tokë.
Ky mendim po më zgjon nga gjumi.Në tetor të këtij viti mbush të tridhjetat. Me fjalë tjera, kam edhe pak kohë t’ i kujtoj miqët e dashur, edhe pse numri i tyre po zvoglohet. Larg syve, larg zemrës, tha i moçmi.Unë kam qënë aq i kotë, sa dhe gruan s’ e kam lënë me barrë. Megjithate, ndonjë burrë i keq s’ kam qenë dhe miqët i kujtoj gjithnjë me mallë.Njëmend emrat e tyre s’ i kam shënuar në ndonjë fletore por ata janë gjithnjë të pranishëm në kokën time. Për pa i parë gjërat qartë, njeriu nuk u rritka si tjerët. Tek pasi u piqka në halle e brenga, ai s’ia paska frikën askujt.
Po vë re se mërgimi më ka vënë poshtë dhe unë jam pajtuar me kapriçet e jetës: me rrezet e diellit, borën, lajmet e gazetës, reklamat e agjensive turistike, tekstet e gazetave, ligjëratat që duhen mbajtur, kotësinë e suedezit Bengt, stoicizmin e shoqes së tij, si dhe ngjitjet e zbritjet e mundimshme nga ajo dhomë që gjendet nën kulmin e shkollës.
Jo, me përjashtim të Fan Nolit, s’ kam tjetër shoqëri në këtë fshat të bekuar. Jam i sigurtë se edhe Fani e donte Shqipërinë, por kishte goxha do shkaqe të rrinte në Boston dhe të mos shkonte në Shqipëri. Është e vërtetë se Enveri e kishte ftuar në Shqipëri, por s’ i kishte thënë se kur mundej të ikte.
Diell, dritë dhe një qiell i kaltër, ngjyrë kokoçeli. Matanë dritës dhe qiellitrendin të lefurat e një qeni.Përtej tyre pushon dharma. Po shënoj ca fjalë nga libri i saj.
Trupi ynë është një gërmadhe e pasur me sëmundje dhe një ditëdo taprishë vdekja. Copa – copa do ta bëj.Kur i sheh njeriu të gjitha ato eshtra bojë hiri, të shpërndara si krënde nëpër tokë, bie në një dëshpërim të madh. Dhe atë çast që bie n’ atë dëshpërim, atij i kujtohet se edhe qerret e mbretërve prishen. Edhe trupi i njeriut prishet. Por fisnikëia jeton. Kështu na mëson përvoja e shekujve.Ai që s’e ka kuptuar këtë gjë plaket si viçi. Gjymtyrët e tij rriten me barë e me tagji, por jo dhe truri. Andaj, duhet të themi:
O, nënë e të gjitha urtive! Duke e kërkuar prehjen, kam përjetuar shumë rilindje, por akoma s e kam gjetur derën tënde. Fatlumnisht, jam zgjuar dhe nuk do të gaboj edhe një herë. Unë e kam gjetur urtinë dhe kam çuar dorë nga lakmia, injoranca dhe dëshira për të patur.
Fragmente të nxjerra nga veprat ”Reflektime të pathëna të një shkrimtari” dhe ”Gjymtyrët e një vetmie”.

Shkruan: Ramadan Rexhepi