Britania e Madhe: Do të përdorim aeroplanë vëzhgimi mbi Izrael dhe Gaza për gjetjen e pengjeve

0
51

Mbretëria e Bashkuar do të kryejë fluturime vëzhgimi mbi Izrael dhe Gaza si pjesë e përpjekjeve për shpëtimin e pengjeve.

Ministria e Mbrojtjes tha se avioni i vëzhgimit “do të jetë i paarmatosur, nuk do të ketë një rol luftarak dhe do të ketë për detyrë vetëm gjetjen e pengjeve”.

“Vetëm informacioni në lidhje me shpëtimin e pengjeve do t’u kalohet autoriteteve përkatëse përgjegjëse për shpëtimin e pengjeve.”

Fluturimet do të kryhen mbi Mesdheun Lindor, duke përfshirë operimin në hapësirën ajrore mbi Izrael dhe Gaza.


Top Channel