Dhunoi bashkëshorten, arrestohet autori në Pogradec, iu gjet armë në banesë

0
52

Një 52-vjeçar është vënë në pranga në Pogradec, me dyshimin se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Gruaja ishte e pajisur me urdhër mbrojtje, por kjo nuk e pengoi shtetasin me iniciale D.T. t’i ofrohej dhe ta dhunonte sërish.

Ngjarja ndodhi në fshatin Piskupat të Pogradecit. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje.

52-vjeçari pritet të hetohet nga Prokuroria e Korçës.


Top Channel