Ten Hag kritikohet ‘ashpër’ pas humbjes ndaj Newcastle – Telegrafi

0
47

Ish-lojtari skocez dhe eksperti Andy Gray ka ‘sulmuar’ Erik Ten Hag pas humbjes së Manchester United ndaj Newcastle.

“Djajtë e Kuq” pësuan një tjetër humbje teksa goli i Anthony Gordon ndihmoi Newcastle të fitojë tri pikë mjaft të rëndësishme mbrëmjen e së shtunës.

Eksperti i futbollit dhe ish-lojtari i Aston Villas, Andre Gray ka ‘sulmuar’ trajnerin e United pas humbjes, duke thënë se holandezi nuk e frymëzon atë fare.

“E shikoj këtë situatë sikur të isha trajner i Manchester United dhe a më jep mua ndonjë frymëzim? Jo. Asgjë brenda tij nuk thotë, ‘Dua ta bëj për ty’. Nuk më frymëzon mua”, ka thënë Gray.

“Unë nuk e di se ku janë ata për momentin. Gjërat janë komplikuar sidomos kur transferuan Wout Weghorst. Ata supozohej të ishin ekipi që bën presionin më së miri në Angli”.

“Ai është përbindësh i presingut. Unë nuk kam parë diçka të tillë ende. Këtë, vit po thuhet se ata janë skuadër që luajnë me kundërsulme. Ata do të mposhtin ekipet tjera në tranzicion. Unë nuk e kam parë as këtë gjithashtu”, është shprehur Gray.

Të besuarit e Ten Hag kanë fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe momentalisht gjejnë veten në pozitën e shtatë në tabelë, nëntë pikë mbrapa liderit Arsenalit.

Ata mund të bien në pozitën e tetë, në rast se Brighton mposht Chelsean sot (e diel).

Duke filluar që nga 6 dhjetori, “Djajtë e Kuq” do të luajnë gjashtë ndeshje në të gjitha garat deri në përfundim të këtij muaji.

Ata kanë disa sfida të vështira si ato ndaj Chelseat , Liverpoolit dhe Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/