SHPËRNDAJE

 
për ta vënë njeriun, dhe jo ngjarjen, në qendër të vëmendjes. S’ ka mëdyshje se, që nga koha kur Dostojevskij merrejmekapitujt e parë të librit ”Shënime nga Nëntoka”, del në pah një rivalitet i ri midis kurreshtjes psikologjike për njeriun dhe rrjedhës epike të ngjarjes. Tani sytë e shkrimtarit nuk përqendrohen në ate që ka ndodhur, por në përjetimet e personazhit që jemi duke përshkruar.Kësisoji, rrjedha epike bie gradualisht në plan të dytë ose zhduket fare nga veprat e autorëve dhe zëvendësohet me motivacione shpirtërore. Mjetet me të cilat mishërohet kjo gjendje shpirtërore janë gjithnjë skenike, por karakteri i tyre bëhet lirik dhe ilustrohet shpërthime emocionale.
Dua të cekë për sa i përket këtij aspekti se në agun e viteve 60-të, kur kisha filluar të merrem me rrëfime, çeshtja e krijimtarisë ishte një e fshehtë ushtarake. Për ca arsye që unë s’ isha në gjendje t’ i kuptoj,asnjëri nga miqët e mi – e kam fjalën për Anton Pashkun, Azem Shkrelin, Vehbi Kikajn, Ali Jasiqin, Vehap Shitën, Din Mehmetin e disa tjerë – nuk flisnin shumë për zanatin e tyre.Një çikëz më i mirë ishte Vehbiu, por edhe ai ishte i kujdesshëm. Më vonë do të njihesha edhe me Ali Podrimjen, Esat Mekulin, Enver Gjergjekun, Ekrem Kryeziun e shumë të tjerë,dhe do të bisedonim për tuçka e për thela,porassesi për krijimtarinë si art dhe pasion të njeriut. Megjithate, qysh tani mund të them se të gjithë, me përjashtim të Anton Pashkut, e ndiqnim vazhdën e krijimtarisë klasike dhe mbaheshin për gunën e xhaxhi Sterjo Spases dhe, aty këtu, për shkopin e ndonjërit nga shkrimtarët e huaj.Mjerisht, ata të huajt ishin të pakët në Krahinën Autonome të Kosovës, sepse ajo nuk gëzonte më tepër se statusin e një rezervati. Si sot më kujtohen pasditet që kaloja me Azemin dhe pyetjet që ia shtroja për të ardhmen e prozës ”kosovare”, por ai s’ ishte i gatshëm të hynte nëpër lluga. Ai sapo e kishte botuar ”Karavanin e bardhë” dhe sorollatej nëpër katin e nëntë të Parnasit ”kosovar”.
Jo pa qëllim e ndava Pashkun prej nesh. Antoni e pat braktisur “ rehatinë epike” dhe merrej me sjelljet e njerëzve irracionalë dhe varësinë e tyre nga impulset e ndjenjave antagoniste. Është e vërtetë se rrëfimet e tij na dukeshin të errët, të ngarkuar, të tendosur e të shkruar në një gjuhë që na dukej larg asaj që e flitej para Teatrit Krahinor, por ato ishin rrëfimet e tij dhe,sikur të orvateshim pak,gjithësesi që do ta kuptonim se rrëfimet e Antonit dallonin nga rrëfimet e Adem Demaçit apo ata tjerët, rrëfimet e Ramiz Kelmendit. Në rrëfimet e Pashkut sëpari çfaqej situata, pastaj vinte protogonisti, dhe protogonisti, me pjesëmarrjen aktive të lexuesit, pak nga pak vishte cilësitë dhe kostumin e tij.
Ky trend s’ ka të bëjë me stilin e këtij apo atij shkrimtari, por me mënyrën si ky apo ai shkrimtar i afrohet personazhit dhe ia prezanton lexuesit. Nëse pajtohemi që njeriu është e vetmja qenie e Rruzullit që mund të flasë, të mendojë e t’ i çfaqë ndjenjat e veta, atëherë duhet të pajtohemi se egzistojnë edhe shumë metoda tjera për t’i futur personazhet në përrallë, gjegjësisht për t’ ua gjetur emrat e përshtashëm, për ta pasqyruar pamjen e tyre fizike dhe për ta njohur lexuesin me botën e tyre të brendshme.S’ do mend se ai që vihet në provëështë – autori. Duke e përshkruar njeriun, ai përpiqet ta realizojë detyrën e tij kryesore: të rrëfejë një ngjarje, ta çfaqë një njeri, por jodhe të mbajë ligjërata.
Një metodë tjetër, goxha shumë e konsumuar në krijimtarinë suedeze, është ajo kur autori i vë personazhet në një varg situatash dhe pastaj,gradualisht, skenë pas skene,i nxjerr në pah cilësitë e tyre.Këtu merret në ndihmë edhe gatishmëria e lexuesit për ndërtimin induktiv të personazheve.Aikërkon, lexon, analizon dhe, duke u mbështetur në një varg faktesh të dukshëm e të padukshëm, i bashkon fragmentet në tërësi.Unë di shumë shkrimtarë – pos tjerësh edhe Strindbergu – që e kanë aplikuar këtë metodë për të ndriçuar dukuri të ndërlikuara psikologjike, por momentalisht s’ kam ndonjë shembull tipik nga letërsia shqiptare.Ka mundësi që një ditë, kur ta gjej një të tillë, t’ i kthehem kësaj teme dhe ta plotësoj edhe këtë boshllëk.

65. ”Izraelitët dhe Filistinët”

Sot jam marrë me lexim.I lash të gjitha punët mënjanë dhe thash – ta lexoj dramën “ Izraelitët dhe Filistët”, që ma ka dërguar Rexhep Ismajli. Të gjithë librat tjerë, që ka botuar NGB Rilindja sëbashku me Albumin e Fan Nolit, i kam lexuar me kurreshtje e respekt të madh, por këtë vepër e kam lënë për “mukajet”. Për të qenë e keqja më e madhe, konflikti çifuto – arab e ka humbur aktualitetin dhe na ka ngecur në fyt jo vetëm neve, shqiptarëve, por edhe krejt Botës së krishterë.
”Izraelitët dhe Filistinët” është një dramë treaktëshe, të cilën Noli e kishte shkruajtur herët dhe e kishte lënë anash.Ajoështë ndërtuar mbi themelet e një përralle që s’ ka të bëjë aspak me realitetin shqiptar.Personazhet kryesore janë Kryerabini i çifutëve, Samsoni dhe Dalila, temë kjo e shtejelluar edhe në filmat amerikanë. Të gjithë kemi dëgjuar për fuqinë e mbinatyrshme që fshihej në flokët e Samsonit të ngratë dhe të cilën ia merr Delila me dinakëri.Ate e dinte edhe Noli, andaj edhe e ka cekur në fund se “Izraelitët dhe Filistinët” nuk është dramë por skelet drame.
Ne, shqiptarët, gjithmonë jemi solidarizuar me çifutët dhe i kemi përkrahur në luftën e tyre për liri.Mjerisht, këtu nuk është vendi ta mbulojmë diellin me shoshë dhe të themi se njëra fatkeqësi e arsyeton tjetrën.Ate që kanë përjetuarshiptarët nga Paqa e Shën Stefanit e deri më sot, po e përjetojnë arabët e Palestinës.Fjalën e kam për shqiptarët e vërtetë, që nuk e donë robërinë sllave, se për ata tjerët, që po i falen Josip Broz Titos si zotit, nuk më takon as ta hapë gojën.
Nuk e di pse, por këto ditë po e ndiej shpesh praninë e Fan Nolit dhe Faik Konicës. Herë pas here, kur më del gjumi dhe s’ kam të ngutur për punë, kujtoj fillimin dhe fundin e tyre. Ai i pari, Fan Noli, u lind larg kufijve të Shqipërisë dhe vdiq në Shtetet e Bashkuara. Kyi dyti, nip i bejlerëve të Çamërisë, vdiq poashtu në Shtetet e Bashkuara. Përkundër asaj që kam lexuar nëpër parathëniet dhe monografitë e pakëta, janë shumë gjëra që më lënë gojëhapur.Vallë ku hanin, ku pinin e qysh jetonin këta dy burra?Sipas disa burimeve që tani s’ po më kujtohen mirë, Faiku ishte më i fortë ekonomikisht, sepse e kishte subvencionuar qeveria austriake për punën që bënte si botues i revistës ”Albania”. Pastaj ai kishte trazhëguar diçka edhe nga i jati.
Por këtë përparësi s’ e kishte Noli i ngratë. Të mos ishte Kisha Ortodokse, ai do ta kishte punën ngushtë. Fatlumnisht, besimtarët e përkrahnin dhe e ndihmonin me botimin e veprave të tij.Shumica dërmuese duhej t’ ishin të varfër, por veprat e Nolit donin t’ i shihnin me sy dhe i blenin personalisht prej tij.Sipas fjalëve të Hamdi Oruçit, pas Luftës së Dytë Botërore gjendja ekonomike e Nolit ishte gjithnjë e më e mirë.
Shqipëtarët s’ kanë ndonjë idé të qartë mbi kurbetin. Nuk e dinë sae acartë është sëpata e tij.Kurbeti, në vend se ta inspirojë njeriun për punë, iapi gjakun dhe e kyçë në gëzhojën e vetmisë. Se si ia doli Noli të mos përkulet para asaj vetmie, e dinë shqiptarët e Amerikës. Rasti i tij është një fat i madh për Shqiptarët e Amerikës.Një mrekulli.Diçka më thotë se Peshkopi, pa ndihmën e Kishës Ortodokse nuk do ta realizonte vetëveten.Po as kjo nuk është e sigurtë.Ai ishte një njeri i shkëlqyeshëm, një orator i rrallë, një njeri i afruar.Ai mundej të jetonte edhe në Evropë, por shqiptarët e Amerikës e mbajtën në gji.Nga sapo shoh, Suedia është më e vrazhdë kundrejt ardhacakëve të saj dhe ka një synim të qartë se ata janë këtu për t’ i shfrytëzuar dhe izoluar sa më pare e sa më shumë.

66. Spinky

Sot fola me Nezir Turtullin.Kuvenduam thuajse një orë dhe, pas ftesës së tij këmbëngulëse, i premtova të shkoj një ditë në Uppsalë. I thash troç se nuk po ndiej nevojë as për Lefterin, as për Atullahun, që gjithnjë po ia qëron thonjtë atij lektorit bullgar.Pastaj, pasi piva kafe, mora letrat dhe u ngjita në katin e tretë të shkollës,sepse Spinky, ai qeni i zotit Bengt, m’i nxori mendët e kokës.Spinki është qen i bukur laponez, me sy të larmë e bisht të thyer, por vuan nga mania e të lefurit.As vetë s’ e di ç’e ka gjetur.Birgita, e shoqja e Bengtit, ka kërkuar divorcë, por ai vazhdon t’ i bie pianos dhe ta ngushëllojë veten me wisky.
E përditshmja ”Dagens Nyheter” shkruan se Sihanuku, miku i zotit Broz, paska rënë nga froni mbretëror. E paskan përzënë tifozët e marksistit Kiueu Sampan. E njëjta gazetë thotë se kurdët paskan bërë marrëveshtje meSadam Hysenin në mënyrë që pastaj, pasi të stabilizohen pak, ta avansojnë çeshtjen palestineze. Lidhur me këtë punëbisedova pak me Peter Limqueko-n, dhe ai më tha se Suedia po bën pazare të pista me majtisët e botës. Çudi, pra, dy vjet më parë, kur nebënim demonstrata kundër bombave që bininmbi Viet Nam, Olof Palme dërgonte zjarrfikësit të na lagin me ujë të akulltë. Si sot më kujtohet plaku i ngratë, Istvan Faludi, që për pak nuk vdiq në rrobat e e lagshta. Tani ndryshuan punët. Me urdhërin e atij faqeziut hundmadh, gazetat po e çojnë Kastron në qiell. Paçka se Che, që e njihte Fidelin më mirë, preferoi më shumë vdekjen në pyjet e Amerikës Latine, se të parazitonte si drejtor i Bankës Kombëtare Kubane.
Po këtë ditë m’ u lajmërua edhe miku Ole Ohlsson. Si ke qenë, me se po merresh, pse nuk po e përkthen ”Babain” e Strindbergut? Nuk do bëje keq t’ ia prezantosh edhe atë dramë shikuesit shqiptar. Etjera, etjera. Atëbotë, mbase për ta hequr qafe, e pyeta:
” Po ti? Pse s’ po e përkthen ”Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur? Mos tjetër, ai është një roman i denjë për t’ ia vënë përpara lexuesit suedez.”
” S’ e vë në dyshim,” tha ai.“ Mjerisht, Shqipëriajuaj, në vend se të mbahet me Akademinë e Shkencave, Universitetin e Uppsalës, Universitetin e Lundit e Akademinë e Arteve, po mbahet me ca mendjesakatë e invalidë të përbetuar. Shqipëria s’ ka dhënë asnjë sinjal që do të ketë punë me njerëz serioz… Me njerëz të tillë s’ do të ketë punë as një qeveri demokratike… Mos prito t’ ua thuash atyre miqëve tu.”
E lamë të kuvendojmë kur të shkoj në Uppsalë.

66. Letrat

Kot që po mbaj vesh: ajo letra e shumëpritur eZeqë Gërvallës nuk po vjen. Edhe ai, si shumë tjerë, mbase më ka harruar, dhe s’ po ia marr për të madhe. I vetmi njeri që më shkruan e më njofton për ato që po ndodhin në Prishtinë është – Rexhep Ismajli.Letrat e tij janë të vetmet dallëndyshe që s’ e harrojnë cakun dhe çdo here më sjellin diçka të re.
Unë po i shfletoj dhe, si gjithmonë, po i palos në fijet e trurit.S’ e kam për turp të them se pas disa pyetjeve – të cilat mund të jenë edhe të Sabriut apo Ibrahimit– kam filluar ta shoh Shqipërinë me një sy tjetër.Si ai zokthi që për herë të parë ballafaqohet me gurmazin e hapur të një gjarpëri.Rexhepi, përpos tjerash, më ka pyetur edhe për Gazmend Kongolin, Zef Harapin, Luigj Thaqin, Lin Delinë dhe Musine Kokalarin.Për Musine Kokalarin s’ di gjë, po për një “kokalar” tjetër kam dëgjuar në Gjermani.Ai e paska shkruar librin “Kosova, djep i shqiptarizmës”. Vetë tituli dëshmon se Hamit Kokalari, mos e paçin vrarë komunistët në vend, duhet ta kenëfërfëlluar në ndonjë minjerë të humbur të Shqipërisë.Kaq di dhe kaq po shënoj.Përndryshe, Kongolit i kanë botuar diçka, por jo dhe Zef Harapit apo Lin Delisë, për të cilin po mësoj se qenka piktor.Më duket se këta janë priftërinj katolikë dhe, gjykuar nga ato që po ndodhin me kishat dhe xhamitë e Shqipërisë, vështirë se janë në këtë botë.Unë mundemt’ ua drejtoj një letër atyre të Lidhjes së Shkrimtarëve, po kam frikë se do ta flakin në shportë. Duke marrë parasysh ato që shkrova, mendoj se Rexhep Ismajli do të mësojë më shumënga profesorët e Tiranës që po shkojnë në Prishtinë, se sa prej meje që jam katandisur në këtë fshat të humbur.
Sot është e shtunë dhe, sipas kalendarit, dita e parë e pranverës. Mjerisht, përjashta po bie bore.Mbase mu për këtë arsye po e ndiej veten të lodhur dhe s’ dua të prekë gjë.
Një pjesë e rëndësishme e procesit të krijimtarisë qenka motivacioni, por unë s’ jam i motivuar për punë. Ka shkrimtarë që me njëzet faqe thonë më shumë se një roman. Pak ditë më parë e lexova ”Dasmën” e Ismail Kadarés. Për mendimin tim, ai rrëfim s’ meriton të quhet roman, por ka një kapitull që më la përshtypje të mirë. Mjerisht, duke e gdhendur prototipin e një fshatari shqiptar, autori na ka ringjallur një përfaqsues të Mesjetës, një plak reakcionar, që duhet t’ ua lëshojë vendin motrave të veshura me kominoshe.
I lodhur e padisponuar për ndonjë punë serioze, e zura librin “Horizontet e humbur”. Rryma fetare ”Bahai” i ka rrënjët në Iran dhe ndjekësit e saj e konsiderojnë veten si ”ndjekës të dritës”. Ndarja e vitit në muaj, emrat e muajve dhe javëve, si dhe detajet tjerë të kalendarit ”bahai” na kujtojnë kalendarin e bektashinjëve, por bahajët praktikojnë një fe që s’ dallon shumë nga feja e krishterë.
Mbrëmë, deri sa po prisja t’ i shikoja lajmet e orës tetë, Nina më pyeti nëse kisha kundër ta shikonim një dramë të cilën e emitonte Radiotelevizioni 1 i Suedisë.
Pse jo, i thash.
Drama e lartpërmendur kishte të bëjë me jetën e një familjeje ardhacake nga Finlanda. Ai më i moshuari i familjes, babai, ishte një punëtor i ndershëm, por pakëz i rrebtë me fëmijët e tij. Ai pajtohej me gjithçka tjetër, por jo me liberalizmin e shoqërisë suedeze dhe prishjen e bërthamës familjare. Mjerisht, edhe ate e gjunjëzuan ndërhyrjet e Zyrës për Mirëqenie Sociala dhe si djali, ashtu dhe vajza, e gjetën rrugën për t’ u bashkuar me vërsnikët e tyre.Drama s’ mundej të përfundonte ndryshe, veçse me gjak e me grushta: ardhacau i ngratë, që pasyronte krenarinë autentike finlandeze, s’ mundej të fitonte kundër Policisë suedeze. Shpërngulja e tij nga atdheu dhe fabrika ku punonte metre ndërrime ia morën të gjitha shpresat dhe e lanë të vetëm në motel të huaj.
Ika në dhomën time dhe u shtriva në kolltuk.
Kam ngecur si peshku në zall, mendova. Çdo ditë që vjen është e ngjashme me ate që iku. Në vend se ta ndiej veten të frymëzuar për punë, unë memzi që e zë lapsin medorë. Pasnesër janë Pashkët dhe të gjitha shitoret do të mbyllen. Kjo gjë më jep shpresa se oborri do jetë i qetë dhe unë do të punoj pa ato çirrmat e fëmijve në oborr.
Këto ditë kam filluar ta shfletoj ”Udhëkryqin” dhe ta qëroj nga përshkrimet e tepërta. Sa herë që e zë manuskripin me dorë, gjej diçka të re për të fshirë. Demaçi kishte të drejtë kur thonte se njeriu duhet të fshijë. Të shkruash është lehtë, po të fshish është më zor. Tani për tani jam shumë i zënë, por më vonë, kur të gjej një punë, do të ulem dhe do ta shkruaj pastër. Kam përshtypje se Shegën e kam romantizuar pak, por femra shqiptare e meriton romantikën. Unë, edhe kur do të vdes, do të pohoj se hyjnimi i gruas shqiptare është i arsyeshëm. Veçanërisht nëse merret parasysh që ajo është një qenie e rrallë dhe posedon një bukuri të natyrshme.Sa isha në Kosovë, nuk e vrisja mendjen për bukurinë e saj,por tani që jam në kurbet e pranoj megjithë qejf se Shegën e kam ndërtuar mbi yrnekun e tezeve të mia që, për dallim nga ime nënë,ishin naive por të gjata e të bukura si femrat e Modiljanit.

67. Dita e Pashkëve

Një ditë e çuditshme kjo: herë ngroh dielli, herë reshë bora. Përjashta mbretëron një qetësi e madhe. Sot janë të gjithë të lirë, se Suedia kremton Pashkët.
Duke qënë se edhe Nina është në shtëpi, unë i kam lënë shkrimet anash dhe shfletoj ca artikuj të kategorisë së dytë. Sa për fillim lexova nja dy artikuj të Enver Hoxhës. Enveri të le pështypjen eburrit të tradhëtuar nga gruaja dhe, duke mos mundur t’ i hakmerret ndryshe,natë e ditë e quan kurvë dhe të përdalë.Taniai i ka kuptuar dredhitë e komunistëve jugosllavë, po me vonesë të madhe. Sa e kishte Kosovën në dorë, ai rrinte në bisht para shokut Josip Broz, se ashtu ia donte puna.Tani që jugosllavët ia morën gjysmën e atdheut, ai po i shanë e po i quan tradhtarë të marksizëm – leninizmit, po ata pak mërziten për atë punë.
Lexova pastaj nja dy artukuj mbi shpërnguljen e arabëve nga Palestina. Edhe palestinezët e gjorë, njësoj si ne, s’ po gjejnë derman. Ne, për fat të keq, jemi të pakët në numër dhe rreth e përqark kemi serbët, bullgarët, grekët e malazeztë. Palestinezët janë njësoj të pakët, po rreth e përqark vetes kanë me miliona arabë. Çuditërisht, përderisa çifutët i rrahin, i shqelmojnë dhe i përzënë nga atdheu i tyre, vëllezërit e tyre rrinë duarkryq.Ndërkohë, në Londër, Madrid, Parise Nju Jork mblidhen shuma astronomike markash e dollarësh për ata që donë të shpërngulen në territorin e pushtuar të Jordanisë.Me qindra e qindra çifutë rusë po bëhen gati të shndërrohen në izraelitë.Gjithëçka sipas një elaboratit që e kanë provuar shqiptarët:amerikanët, anglezët dhe sovjetikët ua miratuan një ”territor”, tani sionistët duhet ta mbushin mepopull. Kështu, përafërsisht, vepruan Fuqitë e Mëdha edhe me vendlindjen tonë.Me mijëra e mijëra shqiptarë u desht të shpërngulen nga Piroti, Leskovci, Plava, Gucia, Ulqini, Kumanova, Gostivari, Struga, Filati, Preveza e Janina për t’ ju bërë vend serbëve, bullgarëve dhe ”egejcave” të Greqisë. Edhe pse nuk ishte hartuar apo aprovuar nga popujt e botës, Karta e OKB-s për të Drejtat e Njeriut vlente vetëm për ata që ishin të fortë, se të varfërit nuk i pyeste njeri.
Le të konstatojmë se – t’ i takosh një populli të fuqishëm,nuk do të thotë se i takon një populli të drejtë. Çohen aleatët sllavo – amerikanë dhe vendosin mbi krijimin e një shteti “izraelit”. Po me cilin shkas e krijuan atë formacion shtetëror? Çifutët kishin ikur nga Lindja e Afërme shekuj më parë. Pak a shumë njësoj si sllavët që ishin shpërngulur nga Greqia. Përse duhej pikërisht arabët të paguanin dëmshpërblimin e fashistëve italianë dhe gjermanë? Sipas rregullit,Aleatët Anglo – Amerikanë duhej t’ ua miratoninçifutëve një pjesë të Gjermanisë, Polonisë, Francës,Anglisë apoAmerikës, ku çifutët jetojnë që nga epoka e kryqëzatave. Mjerisht, kjo nuk bëhej dot. Asnjë gjerman, anglez, françezapo amerikan s’ do të pranonte të jetonte nën tutelën e sionistëve mjekërrqelbur.Duke mos dashur t’ ua japin trojet e tyre, ata ua dhanë trojet e arabëve të ngratë.
Paçka se kjo është një plaçkitje dhe plaçkitja nuk falet. Populli ynë ka përvojë të madhe me këtë dukuri dhe vendimin e lartpërmendur e quan matrapazllëk. Do vijë një ditë kur arabët do të zgjohen nga gjumi dhe do të kërkojnë llogari nga Evropa, Amerika e Bashkimi Sovjetik.Do të vijë një ditë kur do të lëkundet trualli.Ashtu siç u lëkund nën këmbët e Abdyl Hamitit, sulltanit të Perandorisë Osmane, që i kompenzonte sllavet me trojet e shqiptarëve, ashtu do të lëkundet edhe nën këmbët e zonjës Golda Meir.
Përndryshe, edhe këtë herë mbetëm në fshat.Agjensitë turistike naftojnë në Greqi, Qipro, Spanjë, Marok e Itali, po askund nuk shkohet me xhep të thatë.Unë i shfletoj reklamat e tyre dhe ndiej mallë të ikim diku, të ndërrojmë ambient, por kuletën e kemi të zbrazët.Sikur të kisha të holla, do të shkoja në Spanjë, se Spanjën e Garcia Lorkës e kam patur pikë të dobët. Me sa duket, të parët tonë të lashtë dolën n’ Evropë ngaGryka e Gjibraltarit.Ka diçka n’ atë pjesë të Evropës që ne, shqiptarët, as e kemi ditur, as e kemi kuptuar, por po mësojmë gjithnjë e më shumë. Sikur të kisha të holla, do të shkoja edhe në Lindjen e Afërme, në Turqi, Siri, Irak…Fakt se nëpër ato treva janë sorollatur ca nga profetët më të mëdhenj botërorë: Abrahami, Noa, Zarathustra, Moisiu, Jezu Krishti, Buda, Muhamedi e të gjithë apustujt e tyre.Ajo pjesë e Rruzullit s’ ka nxjerrë tjetër pos konflikte e ideologji të prapa.
Fatlumnisht, stërgjyshërit tanë kanë qenë të mbarë.Ata ishin kurreshtarë dhe përpiqeshin ta zbërthenin qenien.Nëse veç ishte bota, ku ishin shkaqet e egzistencës saj?Përse agonte dhe perëndonte dielli? Përse vinte dhe ikte vera? Përse ishte jeta aq e shkurtër dhe ku shkonte njeriu që jepte shpirt? Këto fenomene që i kishin munduar pelazgët e lashtë, vazhduan ta shqetësojnë edhe Sidartën, Jezu Krishtin e Muhametin. Të gjithë ata, pasi arratiseshin në vetmi, ktheheshin te popujt e tyre dhe deklaronin se e dinin, gjegjësisht e kishin gjetur, të vërtetën.
Pa marrë parasysh sa ishin apo nuk ishin tezat e tyre ”hyjnore”, përpjeket e tyre ishin në shërbim të atyre që më shumë e adhuronin urtinë se sa dhunën. Më shumë e adhuronin diturinë, se sa ahengjet. Një kohë, derisa ishin të reja, idetë e tyre ishinpërparimtare,pormë vonë, në takt mepërhapjen e tyre nëpër botë, ato bastadhoheshin dhe shndërroheshin në vegla të sekteve, rrymave e tarafeve. Papandehur, pakica e keqtrajtonte shumicën. Muhameti, fjala vjen, bëri mirë që i fali skllevërit, por ndjekësit e tij, me të njejtin libër në dorë, donin ta pushtonin botën. Kjo temë është aq e madhe dhe aq e pakufishme, saqë unë bëj mirë të ndalem këtu. Megjithate, s’ jam dakort me ata që thonë se feja është opium për popullin. Feja është vegël e të mençurve për t’ i shfrytëzuar të trashët. Se të ishte e kundërta, priftërinjtë dhe hoxhallarët do t’ ishin njerëzit më të ndershëm në botë, por realiteti e na mëson të kundërtën.
Teza që shtrova më lartë dëshmon se sa i sinqertë është “marksisti” Enver Hoxha dhe para-ardhësit e tij.Ata pa dhembjen më të vogël të ndërgjegjes dërguan me mijëra e mijëra vetë në vdekje. Thonin: Mos ju besoni tjetrëve, se ata kanë qenë gënjeshtarë.Ecni pas neve, se ne jemi profetë të vërtetë. Këtë avaz e ka dëgjuar njerëzimi që nga koha e Vladimir Iliçit e deri më sot.

67. Austriakët

Nina ishte në gjumin e vdekjes kur unë, pasi e piva filxhanin e parë të kafes, dola për të shëtitur në fshat. Duke e kaluar urën e lumit rastisa dy miqët e mi austriakë: zonjën dhe zotin Richter. Të dy janë me origjinë nga Vjena dhe ushtrues të ndërgjegjshëm të zanatit të tyre. Ajo është infermiere, ai është mjek. Kanë ardhur këtu menjëherë pas luftës dhe kanë një vajzë të vogël.
Ah, sa u gëzuan kur më panë! Ndonëse njihen metë gjithë banorët e fshatit, ata e ndiejnë veten të shastisurqë asnjëri nga klientët suedezë nuk merr mund t’ iu flasë gjermanisht. Qysh është kjo punë vallë? Shumica dërmuese e fshatarëve kanë mësuar gjermanisht, por asnjëri s’ bën kabull të flasë me ”austriakët”. Zoti Richter është një burrë i gjatë e i thatë, ka përafërsisht pesëdhjetë vjet, ndërsa zonja Greta është më e re dhe e zeshkët. Të dy ishin veshur me pallto të trasha, të shtrenjta, dhe ecnin prapa vajzës së tyre. Heidi, një bjonde e këndshme, sykaltër, vraponte nëpër borë dhe s’ ngopej me bardhësinë që e kishte pushtuar pejsazhin.
Ashtu qëndruam në breg të lumit, duke kujtuar vendlindjen e tyre, që patjetër duhej të ishte më e bukur se Norlanda. Atje poshtë vezullonte lumi si një mjellmë e bardhë. Çdo gjë ishte mbarsur me dritë: qielli, toka, lumi dhe smeraldi i pishave që e kishte mbërthyer fshatin si unazë.
Zonja dhe zoti Richter kanë blerë shtëpi në cep të fshatit. Duke qenë se isha i lirë, i përcolla deri te porta dhe pastaj, pasi ua urova një fundjavë të këndshme, u lëshova fshatit teposhtë. Pak më tutje, përtej parkingut të veshur me borë, pashë një turmë njerëzish që sapo dolën nga kisha dhe u zhdukën shpatit që shpie në rrafsh.
S’ di ç’ u bë xhaxhi Vanja, mendova, dhe m’ u kujtua ai koridori i gjatë, ku banoja vitin e parë.Në hyrje ishin dhomat e vajzave – Maria, Kajsa, Nina, Magy e Eva, ndërsa pak më tutje ishin dhoma ime, e Erikut, e Petrit dhe e Oles. Krejt në fund të korridorit, meurdhër të rektorit, ishte rezervuar edhe një dhomë e veçantë për ata që vinin të ligjëronin në Universitet. Ai që vinte më së shpeshti në katedrat e Fakultetit Filosofik ishte xhaxhi Vanja, Ivan Faludi,anarkisti i njohur hungarez, i cili, pos tjerash, kishte shkruar shumë artikuj e libra mbi shkrimtarët rus, gjermanë e suedezë. Ai shkonte e vinte si donte vetë, sepse njihej me të gjithë shefat e katedrave. Duke qenë se kuzhinën e kishim të përbashkët, shpesh herë rastisnim njëri tjetrin dhe ndërronim ndonjë fjalë.
Ne, të rinjtë, kishim ëndrra. Eriku, një bjond i ri dhe flokëgjatë, studjonte gazetarinë. Ole dhe unë ndiqnim një kurs të letërsisë së lashtë. Petri, një djalë i thatë filipinas,studjonte vatrat e konflikteve botërore. Nina studjonte gjermanishten, Magy suedishten, Kajsa psikologjinë, ndërsa Eva mjeksinë.
Shumica e shokëve tanë ishin ambiciozë dhe, me t’ i pirë kafet, zhdukeshin nëpër ligjerata, por Ole, unë dhe Eriku zhvillonim debate të dendura me njëri tjetrin, edhe ate, pikërisht për atë qorrin e mallkuar nga Smyrna. Ashtu ishte hartuar plan-programi i atij kursi dhe gjithëmonë fillonte me ”Iliadën” dhe ”Odisenë” e Homerit.
I vetmi njeri që dëgjonte dhe herë pas here ndërhynte në bisedat tona ishte xhaxhi Vanja, që ishte një burrë i gjezdisur dhe shpesh here duhej të na korrigjonte.Herë pas here, kur qëllonim vetëm, më dëftonte edhe për Aleksandër Moisiun.
” S’ kam dëgjuar për te,” i thoshja. ” Ka mundësi që ata të Shqipërisë dinë më shumë, por unë jam lindur në Jugosllavi dhe nuk më lejohet të shkoj në Shqipëri.Kam provuar disa herë.”
” E di, e di,” më thonte. ” Po një ditë, kur të gjesh kohë, duhet të lexosh edhe për te, se Aleksandri ka qenë njeri i shkëlqyeshëm. Unë kam ndenjur shpesh herëme të.”
“ Po qysh ishte ai?Si sillej me juve?” e pyesja.
“ I madh ishte… Dhe i sjellshëm… Një herë më merr në telefon dhe më thot – hajde se do të njoftoj me ca njerëz të mirë. Po kush janë ata, e pyes. O, gjermanë janë, ma kthen ai. Aman, o vëlla, them. Ke dëgjuar ti se ka gjermanë të mirë? Hiç mos ki dert, më siguron ai. Këta janë njerëz të shkëlqyeshëm. Dhe vërtet ishin…”
Po pse s’ kam provuar t’ i lajmërohem njëherë, e qortova veten. Do t’ ishte mirë ta dija. Atëbotë isha shumë i zënë.Papritmas e njoha Ninën, u martova dhe ikanë Hellbygatan. Shumë shpejt do të vinin provimet, dasma dhe njëmijë hallet tjera.Thua të jetë në Suedi apo ka ikur në Angli? Ai ka tre fëmijë, dy djem e një vajzë.Do të shoh mos e gjej në numëratorin telefonik,mendova.
Mjerisht, askush s’e zuri kufjen e tij me dorë.
Po, pra. Do ketë ikur te vajza, mendova. Sepse recepsionistja nuk jep as numër, as adresë.Xhaxhi Vanja ishte plak dhe s’ e ruante veten.Ka mundësi që e bija ta ketë vendosur në ndonjë azil të pleqëve.
Për ca arsye të çuditshme, sot kam një përshtypje të rëndë në shpirt.Kjo ditë ishte e prapë, hënë e diell sëbashku, dhe aspak s’ i ngjante vetes.

68. Xhaxhi Vanja

Edhe ai e quante veten austriak.Ishte lindur në territorin e Perandorisë Austro – Hungareze dhe me plotë të drejtë e quante veten qytetar të saj.Mos për tjetër, të paktën për kurreshtjen që kishte për popullin tone dhe, në veçanti për Aleksandër Moisiun, xhaxhi Vanja meriton të shkruhen ca fjalë për te.Ku ta dijsh se ku gjendet në këto çaste?
Ai ishte goxha në moshë kur mbërrita në Uppsalë dhe zura një dhomë në lagjen Eriksberg.Banesa, një dhomë e vogël beqarësh, nuk më pëlqente fare, por ishte behar dhe Lidhja e Studentëve nuk miratonte dhoma të studentëve.Për të qenë e keqja edhe më e madhe, s’ kisha kohë të prisja.Sapo kishim shkelur në maj dhe unë kisha rezervuar një vend pune në Ishullin e Fëmijve.Ashtu quhet ishulli që gjendet në këndin verior të arkipelagut.Bënte nxehtë dhe mezi prisja të filloja si pedagog në kampin e tinejxherëve.
Një ditë korriku, deri sa po i nxirnim fëmijët në detë, m’ erdhi një letër nga ata të Lidhjes së Studentëve dhe ata më shkruanin se duhej të shkoja e tëbëja kontratë me ta. Dhoma s’ ishte kushedi sa e madhe por gjendej në një korridor të gjatë dhe ishte e mjaftueshme për mua.N’ atë korridor rastisa edhe një plak të gjatë e të thatë, me flokë të thinjur, që punonte diku si redaktor dhe vinte shpesh herë për të mbajtur ligjërata. Ai ishte Istvan Faludi, një përfaqsues i shkëlqyeshëm i intelektualëve evropianë, i cili, n’ emër të solidaritetit ndërkombtar, bashk me qindra të tjerë, kishin marrë pjesë në Luftën Civile të Spanjës.
Nuk është e tepërt të them se xhaxhi Vanja është njëri nga personalitetet më interesantë që kam njour në mërgim. Përjashtim mund të bëjnë Profesori Gunnar Gunnarsson, Doktoresha Gun Bergman dhe militanti zezak Sherman Adams. Paçka se,për dallim nga tjerët, Istvan Faludi i takon një bote që preket vetëm me shuplakat e fantazisë. Ai kishte dalë nga një kohë të cilën unë dhe miku Adams vetëm mund ta merrnim me mend.
Kështu erdhi deri te një njohje spontane midis nesh.Ndryshe nga studentët tjerë, që çdo të premte e të shtunë turreshin nëpër klube e diskoteka,unë rrija në shtëpi dhe shpesh herë e pyesja plakun për librat që kishte pranë.Çanta e tijishte një bibliotekë e veçantë, edhe ate,pikërisht për ate se ai i njihte – dhe e kishte njohur – shumicën e shkrimtarëve bashkëkohorë.Thuajse të gjithë librat që kishte pranë ishin me dedikimin e autorëve.
Istvan Faludi u lind në vitin 1895 në Sopron, afër Austrisë, dhe që nga rinia e hershme ra në kontakt me gjuhët e huaja. Ai e fliste për mrekulli gjermanishten, hungarishtën, rusishten dhe, kuptohet vetvetiu, gjuhët skandinave. Si oficer i Ushtrisë Austro-Hungareze ai merr pjesë në frontin lindor dhe Luftën e Parë Botërore e përjeton si rob i ushtrisë ruse.
Pas luftës, zoti Faludi punon si gazetar i lirë, njëherë në Berlin, pastaj në Paris, prej nga shpërngulet në Stockholm. Këtu angazhohet në qarqet anarko-sindikaliste dhe jeton deri në vitin 1931, kur vendos të shkojë në Petersburg. Por ai është tepër kryengritës për t’ u pajtuar me shtypjen e regjimit stalinist dhe dy vjet më vonë arratiset në Norvegji e, q’atej, vjen në Stockholm. Tani ai merret me gazetari, por ka probleme të mëdha me përfaqsuesit e regjimit suedez, që e ndjekin dhe keqtrajtojnë si anarkist.
Në qershor të vitit 1936 fillon Lufta Civile në Spanjë dhe Faludi zbarkon ndër të parët në Madrid. Falë aftësive të tij gjuhësore, qeveria Republikane e angazhon në Radion e saj dhe ai emiton lajme e informata në gjuhët hungarishte, suedishte, rusishte e gjermanishte. Mjerisht, qeveria republikane s’ kishte forca për t’ i rezistuar gjenaralit Franco, që ndihmohej si nga Gjermania Naziste, ashtu dhe Italia Fashiste.
Në vitin 1949 Faludi merr shtetësinë suedeze.Përndryshe, deri n’ atë kohëai s’ ka shtetësi dhe gjithkund trajtohetsi i dyshimtë.
Përpos ”Pasaportës”, një libri autobiografik, Faludi ka shkruar nja dyzet vepra tjera.Në mesin e tyre ka udhëpërshkrime, reportazhe, tregime, novela, një roman, pesë tragjikomedi, ditare, si dhe kujtime për njerëzit që ka njohur dhe mbresat që i kanë lënë. Ndër librat që mua më pëlqejnë janë ” Novelat aziatike”, ” Në shërbim të popullit spanjoll”,” Parnasi rus” dhe ” Maksim Gorkyj”.
Nuk ka nevojë të rrish shumë për të kupuar se Istvan Faludi është një enciklopedi e vuajtjeve.Ai ka jetuar në ambiente të ndryshme dhe ka ndarë mendime me shumë njerëz të shquar.Në mesin e tyre shquajnë Sergej Jesenjin, Vladimir Majakovskyj, Aleksandar Bllok, Aleksandër Moisiu dhe Maksim Gorky.Ku s’ ka qenë e ku s’ ka jetuar xhaxhi Vanja?Në Luftën Civile të Spanjës u mbajt me anarkistët dhe kjo i kushtoi shumë, sepse do ta ndjekin të gjitha qeveritë evropjane.
Ai është një bashkbisedues i këndshëm.Sa herë që rastisnim njëri tjetrin, më dëftonte për jetën e tij në Berlin dhe për ahengjet e Sergej Jesenjinit. E përmendte shpesh herë edhe Aleksej Tolstoin, që paska shkruar goxha shumë, por unë s’ kam lexuar gjë prej tij.Njëri nga personalitetet e tij më të dashur ka qenë Aleksandër Moisiu. Këtë e konsideronte si shok të ngushtë dhe artist të madh. Përndryshe, sa herë që pinte ndonjë gotë ekstra, më dëftonte për simpatitë që ushqente për Tatjanën, të bijën e shkrimtarit Tolstoj, pastaj për zonjën Olga Knajper,bashkshorten e kompozitorit Çajkovski, si dhe mbi takimet mepersonalitetet e viteve të 30-ta.Një herë, se si ra fjala për Aleksandër Moisiun dhe më dëftoi se, gjatë qëndrimit të tij në Moskë, artisti ynë, me origjinë nga Durrësi, e kishte luajtur rolin e Fegjës në dramën “Kufoma e gjallë”.
Atëbotë ai sapo e kishte përfunduar “Pasaportën”.Ndonëse i moshuar, Istvan Faludi kishte lloj lloj projektesh. Mjerisht, jeta që ka bërë dikur, alkoholizmi dhe shoqëria e gjatë me poetin Nils Ferlin, kanë lënë vrragë të thella në shpirtin e tij.Kjo që sot s’ ia gjeta numrin,më pikëlloi pak, sepse xhaxhi Vanja, pas tri martesave që ka bërë dhe tre fëmijve që ka, nuk ka shumë njerëz të dashur. Po shpresoj se një ditë do ta zbulojnë lexuesit shqiptarë. Mos nëpërmjet shkrimeve të tij, të paktën nëpërmjet kontakteve që kishte meMoisiun.

69. Kapriçet e natyrës

Përjashta frynte një erë e ftohtë dhe sillte nga pak borë. Kisha punuar nja gjashtë orë rresht dhe, krejt papandehur, më hipi një dëshirë t’ i marr skijat e të dal në mal. I kisha nxjerrë nja pesë kopje të “Zonjushës Zhulí” dhe, para se t’ ua dërgoja miqëve, ndieja nevojë për një pushim të shkurtër.
Sapo kalova binarët e trenit dhe mora hullinë që kishte hapur një skutër, ia behu një miellazë që t’ i verbonte sytë. Nga t’ ia mbaj, o Zot? Mora më të djathtë dhe e ndoqa hullinë që ngjitej shpatit, por sa më larg që shkoja, pylli më dukej më i panjohur. Dikur, kur edhe ajo vijëmori fund, e kuptova se kisha hyrë në një qoshe që nuk të nxirte askund. Tani s’ isha i sigurt nga kisha ardhur dhe cilin drejtim duhej ta ndiqja. Si për inatin tim, era, sa vinte e xhindosej. Papandehur filloi t’ i shkundte pishat e shkozatdhe të ma mbyllte rrugën me borë.
Bëra tutje dhe memzi që u ngjita në një kreshtë të veshur me mjegull. Me shpresa se atje diku ishte rruga e fshatit, lëshova teposhtë, tani me ferrat dhe kamxhikun e erës në fytyrë. Era më qëllonte pa mëshirë dhe sytë m’ u mbushën me lotë. Memzi qëgjeta një pishnajë dhe arrita ta marr veten.
Ah, që me gjeti belaja me këtë shtrëngatë, i thash vetes. Era vinte me një oshtimë të mbytur dhe i rrihte lisat si një kulshedër e dalë nga përrallat.Eca…Eca… Dhe sapo kalova pishakun, dola në një rudinë që kufzohej me dygjole të vegjël. Për të mos rënë në ujin e tyre, mora më të majtë dhe u katandisa në fijet e një manaferretë veshur me borë.Prapë i njejti mjerim, prap të njejtat tortura.Përpiqesha të dal nga lozët e saj, të shpëtoj nga ajo shkurre e mallkuar, por shpati ishte tepër i pingult e i veshur me borë.
Më në fund, pas kushedi sa përpjekjesh e mallkimesh, ia dola të ngjitem lartdhe t’ i vesh skijat.Era më shtynte si letër.Fatlumnisht, tani e kisha pak më të qartë pozitën dhe e dija drejtimin që duhej ta ndiqja.Po kulloja nga djersët dhe acari që më godiste me fshikullat e tij.
Me të mbërritur te shtëpia, e hoqa kostumin dhe vajta në bibliotekën e fshatit.Nuk kishin mbërritur librat që prisja, andaj e huazova “Rrethin e parë” të zotit Solzhenjicyn.
Përjashta po harbon stuhia.Ajo po sjell kodra të reja bore, po i vesh rrugët me miellazë dhe, pasi pushon ca çaste, rishtaz po iu turret shtëpive, pemëve dhe godinave të fshatit. Kjo po më cytë të shtrihem në krevat dhe të kridhem prapa kopertinave të “Rrethit Parë”.

70. E përditshmja

E përditshmja ime është e përhimtë. Tamam si e përditshmja e fshatarëve të këtij vendi: e qetë dhe e zhveshur nga ngjarjet e mëdha. Mupër këtë arsye pjesa dërmuese e shënimeve të mia po mbushet me borë, tituj të librave dhe reflektime që s’ kanë nevojë të artikullohen me zë.Moti është qetësuar pak, por frymëmarrjet e dimrit janë gjithnjë akull të ftohta.
Këto ditë kam punuar pa ndërprerje.Me përjashtim të shitores, ku psonis nga pak zarzavate, si dhe bibliotekës, ku huazoj ndonjë libër,nuk vete askund.Jeta ime, sado e këndshme që duket, është një alternativë e burgut të vërtetë.Mos u mërzit, Adem vëllai, se ka burgje me policë dhe pa policë.Ti, të paktën, gjendesh në një burg me policë dhe ke me kend të debatosh. Ti je trim i vërtetë dhe gjithnjë ndiej dhembshuri që atë mbrëmje, kur erdhëm unë e Zeqë Gërvallata fejesën,nuk të gjetëm te shtëpa.
” Ka dalë me shokët”, tha nëna yte.
Sonte dola edhe unë. Qyqekalli vetëm, se këtu s’ kam shokë. Punëtorët e ndërmarrjes ”Playwood” i mbyllën dyert e fabrikës dhe ikën drejt fshatit. Rruga ishte e qetë, qielli i errët, pa yllëzinj.
Po flitet se dimri i sivjemë ka qenë i thatë, andaj Jysna është e cekët, e turbullt, aspak dramatike. Sa herë kaloj mbi shtratin e saj, ndiej një afsh të ftohtë që vjen nga murmuritja e saj. Ajo pak borë që ka mbetur mbi tokë është zverdhur, e ka humbur freskinë. As shkrihet, as trashet.Eca pak dhe,me ta këcyer pragun e shtëpisë, ndjeva një përbuzje kundrejt dritave elektrike. Ato sikur po e shëmtojnë bukurinë e këtij fshati, po e veshin mengjyrna të kampeve të përqëndrimit.
Unë i dua mëngjeset. Të gjitha punët i bëj si dikur, në internatin e Normales. Sëpari e pi kafenë, pastaj e rregulloj krevatin dhe, më në fund, ulem e e rendin e ditës. Mjerisht, e përditshmja ime ma kujton Doruntinën, atë nusën e Mesjetës shqiptare, që një ditë kthehet në fshat dhe s’ e gjen askend te shtëpia.
Ashtu veprova dhe sot.Hyra në shtëpi, hëngra mëngjesin dhe pashë një film mbi gjenocidin që po ushtrohet në Ameriken Latine.
Fjala ”gjenocid” vjen nga latinishtja dhe ka një kuptim: shfarrosje e plotë apo e pjesshme e një popullate nga një qeveri antipopullore. Formulim i mirë. Paçka se autori i fjalorit ”Ord för ord” nuk jep asnjë shembull që dëfton se edhe populli i arsimuar suedez i ka ndjekur laponët e ngratë dhe muzeumet e Suedisë janë plotë e përplot me kafka. Jo shumë larg në historinë e këtij vendi, racistët bënin ekperimente dhe gjurmime shkencore me kafkat e njerëzve të vdekur.
Gjenocidi është vrasje, pra. Shfarrosje e njerëzve të pafajshëm. Ajo është ushtruar nga një mbretëri perandorake në Amerikën Latine. Ajo është ushtruar nga një mbretëri tjetër perandorake edhe në Afrikë. Ajo është ushtruar nga një qeveri komuniste e antimbretërore në republikat e Bashkimit Sovjetik. Ajo është ushtruar dhe po ushtrohet nga një qeveri që po e quan veten socialiste e humane në Republikën e Jugosllavisë. Ajo po ushtrohet edhe nga një qeveri demokratike e liridashëse në Viet Nam. Shfarrosje të tilla, të pjesëshme apo të plota, kanë ndodhur edhe në Gjermani, Turqi e Indi, por asnjëri s’ ka marrë mund të japë një definicion të saktë se ku qëndron dallimi midis atyre që vrisnin e masakronin dje në emër të Jezu Krishtit dhe atyre që po vrasin e masakrojnë sot në emër të Josip Brozit, Francisko Frankos eRichard Niksonit.
Kam përshtypje se njeriu, që nga koha kur filloi të ecte në dy këmbë, ka qenë shovinist. Ai, sa herë që e ka ndjerë veten të fortë, i ka rrahur, i ka dhunuar, i ka plaçkitur dhe i ka skllavëruar më të dobëtit. Pa marrë parasysh se si e ka quajtur veten: socialist, demokrat, koloniaist apo liridashës.

71. Erdhi prilli…

Erdhi prilli, thotë kënga.Erdhi prilli, shkriu bora maleve, dhe bilbilat po këndojnë…Po, atje diku, në Alpet e Shqipërisëkëndojnë, por këtu po frynë një erë e fortë dhe po sjell shtëllunga të reja bore. Asnjëherë në jetë, as atëherë kur dilnim me anije në detë, nuk kam përjetuar shtrëngata të këtilla.Ngado që shikon, sytë nuk të shohin tjetër veçse mjegulla të mëdha bore që mbushin hendeqet, oborretdhe kopshtijet e fshatit.Njerëzia janë kyçur brenda dhe po e ndjekin ”Dhomën e Kuqe”, një serial të ndërtuar nga një roman i Strindbergut.
Sot mora një letër nga vëllau i vogël. Po ankohet që s’ ka të holla për cigare. S’ kisha zgjidhje tjetër, pos t’ i shkruaj vëllaut tjetër e t’ ia japë ca qindshe, deri sa t’ ia nis ca korona.
Më në fund Suedia u mëshirua. Ia fali të gjitha mëkatet Strindbergut dhe po e bekon për veprat që ka shkruar. Të gjithë po e ndjekin ”Dhomën e Kuqe” dhe të gjithë po e pëlqejnë. Dikur ky shkrimtar trajtohej si antikrisht, reakcionar dhe urrejtës i gjinisë femërore. Tani që ka ikur n’ atë botë, po del i madh, mbase më i madhi se Ibseni, dhe të gjithë po e çojnë në qiell për stilin e tij. Edhe më shumë: të gjithë janë dakort senuk ka qenë reakcionar, por një burrë i ndershëm dhe kërkues i madh.
Edhe unë, njësoj si Nina,u ula në divan dhe e pashë një fragment të atij seriali.Ndieja nevojë ta angazhoj trurin me diçka tjetër, diçka që s’ ka të bëjë me veprimtarinë time.Aq më tepër që dhe një novelist, si John Steinbecku, sugjeron pauzat e kohëpaskohshme.Steinbecku dëfton në ditarin e tij se, paralellisht me ”Frutat e mllefit”, mbante edhe shenimetë përditshme. Mjerisht, jo shumë veta e kanë patur pasionin e tij.
Edhe unë po përpiqem të shkruaj diçka për vete, por s’ kam guxim ta quaj veten shkrimtar, sepse kjo që kam në dorë është një skicë, një poçe e pabekuar nga Zoti.Ç’ është e drejta, kam një projekt shumëdimenzional, po për ta sendërtuar ate, duhet t’ i lexoj të katër vëllimet e ”Historisë” së Frischit. Kjo do të thotë se unë, para se të zgjedh këndvështrimin, duhet t’ i freskoj dituritë e mia me evolucionin e racës njerëzore, edhe ate, që nga Epoka e Gurit të Pagdhendur e deri më sot.
Kjo nuk është e lehtë.Përkundrazi, kjo do t’ ishte një endje shumëdimenzionale për vetëdijen e një robi si unë, që pezullon midis mallit për t’ u kthyer sa më parë në vendlindje dhe mallit për të ikur sa më larg vendlindjes.Çka mësuan asirët nga pushtimet e tyre?Çka mësuan mongolët?Çka mësuan hindusët?Çka mësuan spanjollët?Çka mësuan portugezët?Çka mësuan turqit?Asgjë. Parimisht, kinezët janë njerëz të arsyeshëm, duke e kërkuar të vërtetën, kanë ardhur në përfundim se”kosmosi”, për t’ u kuptuar sa më mirë, duhet të ndahet në tri pjesë: naturë, shoqëri e vdekje. Të trija këto pjesë po ma ngjethin mishin.

72. Dashuria dhe vdekja

Ka ca ditë që po e shfletoj “Rrethin e parë”.Nuk e di përse, por kapitulli që ka të bëjë me Tolstoin nuk më duket bindës. Mjerisht, duke qenë se nuk i kam lexuar të gjitha veprat e shkrimtarit të madh, jam i detyruar t’ i marr gjërat ashtu si janë gdhendur në veprën e tij, edhe pse ka mundësi që shënimet e Maksim Gorkyt mbi kolosin e madh herë pas here të janë ditirambike.
Maksim Gorkyj e trajton Tolstoin si zot dhe përpiqet të riprodhojë çdo rrokje që ia thotë shkrimtari i madh gjatë endjeve të tyre nëpër fushat e Jasna Polanës. Përshkrimet që na i ka lënë Maksim Gorkyj janë të qeta, mishtore dhe artistike. Kjo nuk vlen për monografitë, biografitë dhe kujtimet e shkrimtarëve tjerë, të cilët e kanë pasqyruar shkrimtarin e madh herë si fshatar të thjeshtë, here si krijues gjenial.
Tolstoi ishte tekanjoz i madh. Ai kishte respekt të madh për jetën dhe vdekjen dhe, pikërisht për këtë arsye, nuk i ndante prej njëra tjetrës. Ato janë gjithkund të pranishme, në çdo faqe të “Luftës dhe Paqës”, dhe ka gjasa që “Lufta dhe Paqa”, pa praninë e jetës dhe vdekjes, nuk do t’ ishte ajo që është.
Kushdo që ka marrë mund ta lexojë atë roman e ka kuptuar se disa nga faqet e atij romani janë shkruar një here në jetë dhe nuk shkruhen për sëdyti. Ato janë si buzëqeshja e Mona Lizës. Në krijimtarinë e atij shkrimtari ka luftë edhe paqë, dashuri dhe urrejtje, mirësi dhe tradhëti, po para së gjithash ka – jetë edhe vdekje. Jeta dhe vekja për te ishin gjendje. Ato egzistojnë dhe, pa marrë parasysh botëkuptimet tona, ato, njësoj si pëllumbat, ecin dhe përvidhn mu para këmbëve tona. Për t’ i parë e kuptuar siç i shihte Tolstoi njeriu duhet t’ i lexojë e analizojë tekstet shumë herë me radhë.
Vdekja është një gjendje kozmike ku çdo kuptim tjetër e humb domethënien e vet. Kështu na e pasqyron shkrimtari i madh duke e mbështetur në ndjenjat dhe mendimet e njërit nga personazhet e tij. Princi Andrej e sheh si një heshtje të madhe. Ai e di dhe tërë kohën është i ndërgjegjshëm se në prehrin e saj ai është një asht, një gurë apo një grusht dheu që ka rënë nga Gjithësia në tokë. Edhe ai, njësoj të të gjitha qeniet e Gjithësisë, një ditë do të shkrihet me tokën dhe do t’ i ushqej pemët me substancën e tij. Ai nuk është aspak i sigurtë se do të ringjallet si njeri, por është i sigurtë se do të ringjallet si një insekt apo si një bimë, dhe përsëri do të kthehet në rrezet e diellit, këtë herë jo si si feudal, por si një gjendje tjetër. Ai nuk do të jetojë më kurrë si ka jetuar një herë, duke bredhur mbi kalë, por si diçka që nuk ka emër, që nuk ka pamje apo identitet të qartë. Në çastin e vdekjes ai do të ndahet nga një gjendje e njohur në një gjendje të panjohur. Nga një gjendje aktive në një gjendje pasive.
Pikërisht për këtë arsye Tolstoi e vë dashurinë përballë vdekjes. Sipas tij dashuria është fara, gjegjësisht thelbi i jetës. Ai që nuk është në gjendje të dashurojë, ai nuk është i gjallë, nuk jeton. Dashuria e shton, e rritë dhe e ringjallë jetën. Mjerisht, edhe ajo, njësoj si gjë çdo tjetër, një ditë vdes. Këtë relativitet, gjegjësisht këtë kapërcim nga gjendja nëgjendje, e kanë ditur njerëzit që nga koha e sirianëve të lashtë, por askush s’ e ka vrarë kokën me atë problem – si Tolsoi.

73. Ëndrra

Edhe sot e pash një ëndërr. Pak para se të këndonin gjelat e fshatit. Ajo ishte aq e qartë dhe aq e ngjethshme, sa që ma nxori gjumin. Mjerisht ata me të cilët kisha qeshur e kuvenduar ishin larg nga ky fshat i humbur suedez. Zemra më qante, por midis nesh kishin hyrë shumë fusha e male, shumë lumenj e liqene, shumë kufij, shtete dhe pengesa.
Thash – ku ta dijsh se çka po ndodhë me mua. Kjo që po përjetoj nuk është individuale, po kolektive. Se t’ ishte individuale, nuk do ta përjetoja kaq fort dhe nuk do të pikëllohesha kaq shumë. Me sa duket, paska qenë rrisku ynë ta lëmë vendlindjen në mëshirën e fatit dhe t’ i përjetojmë traumat e tijbashkarisht. Populli ynë i ngratë po përgjunjet para robërisë.Me sa duket, paska qenë rrisku ynë të hyjmë nën lëkurën e tij dhe t’ i provojmë dhembjet që ai po i ndien në shpirt, nëpër venat e gjakut.
Pak minuta më parë m’ u lajmërua Lefteri dhe më tha se po mërzitej shumë. Edhe unë po mërzitem, i thash, por nuk është koha për vaje e mërzitje. Koha është për shpresa dhe përgaditje. Ndërkaq, deri sa po i shkruaj këto fjalë, përjashta ka filluar të bie një borë e re, një borë e trashë, dhe përsëri po i vesh mështeknat me rroba të bardha. Qysh ta quajmë vallë këtë stinë – verë apo dimër? Edhe stërqokat janë hutuar e s’ po dinë nga t’ ia mbajnë. ( vijon )

Fragmente të nxjerra nga veprat ”Reflektime të pathëna të një shkrimtari” dhe ”Gjymtyrët e një vetmie”.

Shkruan: Ramadan Rexhepi