Deputeti suedez bën homazhe për Liridona Ademajn: Ishte e mahnitshme, vlerësohej nga të gjithë – Telegrafi

0
49

Deputeti suedez, Magnus Jakobsson, ka vizituar lokalin “Lejos Cafe” në Suedi, ku po bëhen për Liridona Ademajn.

Jakobsson theksoi se Liridonën do ta kujtojnë me ngrohtësi, pasi sipas tij ishte person që vlerësohej nga të gjithë.

“Sot kemi vizituar memorialin e Liridonës në Lejas Café. Shumë persona erdhën lanë lule dhe ndezën qirinj. Një moment i denjë përkujtimi”, shkroi Jakobsson.

“Liridonën do ta kujtojmë me ngrohtësi. Ajo ishte një person i mahnitshëm që vlerësohej nga të gjithë që e njihnin. U prehsh në paqe!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Liridona është vrarë më 29 nëntor në Prishtinë.

Në mesin e të dyshuarve për vrasjen e 30-vjeçares është edhe burri i saj,  Naim Murseli.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje./Telegrafi/