SHPËRNDAJE

Intervistë ekskluzive me Arben Gashi, profesor, intelektual, politikan, si dhe njëherit veprimtarë i dalluar i çështjes kombëtare

„Banorëve të Luginës që jetojnë në Kosovë përveç përkrahjes institucionale që e kanë të domosdoshme më shumë se kurrë do t`ju mundësojmë, që të marrin shtetësin e Kosovës. Problem ky me të cilin ata po përballen tashë e sa kohë. Duhet të ketë një angazhim dhe mobilizim për sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Institucionet e Kosovës duhet të punojnë dhe të këmbëngulin në reciprocitet të plotë sa i përket sigurimit dhe garantimit të të drejtave të qytetarëve që jetojnë në këto dy vende. Turp mos dhënia e shtetësisë së Kosovës, qytetarëve të asaj treve, vëllezërve dhe motrave të Luginës së Preshevës, që jetojnë me vite të tëra në Kosovë.Lugina e Preshevës, ka nevojë për mbështetje politike, ndihmë materiale ekonomike, kulturore, në çdo sferë të përditshmërisë dhe jo vetëm deklarata boshe“, na tha ndër të tjera, z.Gashi.

Kandidati për deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Arben Gashi, një personalitet i krijuar me punë dhe nga prejardhja e familjes së tij të shkrirë për çështjen kombëtare si më herët, por edhe sot e kësaj dite, do të jetë zëri më i fuqishëm i asaj treve, ishte edhe më herët, por do të punojë edhe shumë e më shumë, që Lugina e Preshevës, të mos shihet si pjesë e harruar e shqiptarisë. Ai ndër të tjera theksoi, se ajo popullatë është me sy, zemër e shpirt nga Kosova dhe ne nuk duhet ti lëjmë anash, se janë vëllezërit tanë, ata kanë dhënë shumë për Kosovën tonë dhe më në fund kanë mbetur të vetmuar. Qeveria, që do të vije me vizionin e Presidentit Historikë të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, Luginën e Preshevës, do ta ketë në çdo moment, gjersa të zgjidhen të gjitha problemet e asaj popullate. Lugina e Preshevës nuk është jetime. Arben Gashi, miku i përbetuar i Luginës së Preshevës edhe ate së bashku me vëllezërit e tij, si Prof.dr.Flamur Gashi, njëri ndër deputetët më të zëshëm të Parlamentit të Kosovës, që asnjëherë syri nuk ju tremb para të vërtetës dhe të vërtetës. Sa herë që është kërkuar ndoj sugjerim për ato trevë, ai ka qenë afër dhe është munduar dhe do të mundohet edhe në të ardhmen, që të ngrisë zërin për të drejtat e bashkëkombasve në Luginë të Preshevës. Nuk është marketing politikë i fushatës, sepse Arbeni e ka dëshmuar shumë vite më herët, duke takuar edhe veprimtarë të diasporës shqiptare nga kjo trevë, duke dëgjuar hallet e tyre dhe shpesh duke propozuar, se si do të duhej të veprohet. Kjo që thuhet ka edhe argumente, sepse edhe neve të Luginës, na duhet një zë real, i fuqishëm në Parlament të Kosovës. Se sa është bërë deri më tani e dijmë të gjithë për ato treva, por e dijmë gjithashtu, se Kosova ka pasur dhe ka kaluar ngarkesa të shumta, por kjo nuk do të thotë, se nuk është punuar edhe për ato treva. E si duket, tash, do të bëhet shumë e më shumë, sepse Kosova, dalëngadal, me miqtë tanë ndërkombëtarë me në krye, SHBA-të, do të jetë edhe më e fuqishme. Ti japim hapësirë meritorëve, e jo popullistëve me vepra të zbrazëta për ate trevë. Arbeni para intervistës na tha, sytë dhe shpirtin e kam edhe në Luginë të Preshevës, në ate trevë shqiptare. Kam miqë të shumtë dhe më besoni, se kur kuptova, nga vëllau im Flamur Gashi, se Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Bujar Nishani, do të shkoj në ate trevë shqiptare, nuk dita si ta përshkruaj. Shumë i shkathët, jo premtues, i qetë, modest dhe mbi të gjitha patriot, sepse vjenë prej një familjeje me bazament patriotësh. Është rritur me frymën kombëtare dhe asnjëherë nuk është lakmuar që të lakohet për interesa të tjera, por me mish e shpirt është i tëri për Dardaninë, vizionarë dhe si nënshkrim në zemër i ka veprat e Presidentit Historikë të Kosovës, Arqitektit të Pavarësisë së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova. Z.Gashi, gjatë intervistë na tha, se ka kontaktuar dhe kontakton shpesh me miqë nga ajo trevë dhe është betuar, se kurrë nuk do ta harroj dhe për te edhe do të angazhohet. Kanë mbetur edhe disa ditë deri te zgjedhjet parlamentare dhe në anën tjetër, bashkëkombasit tanë të Luginës, po presin se ku ta japin votën e tyre, ata që kanë shtetësinë e Kosovës kuptohet. Se sa është numri real i banorëve të Luginës në Kosovë nuk dihet saktësisht, por sipas disa burimeve janë me mijëra. Arben Gashi, a do të punoj më shumë, që ata që janë në Kosovë të keni pasaportat e Kosovës dhe të gjejë strategji me qeverinë e Kosovës edhe nëse LDK hynë në qeveri, të drejtohet te faktori ndërkombëtar, që Lugina e Preshevës, është në një situatë të frikshme, ose më mirë me thënë në një situatë të zbrazjes së qytetarëve, e sidomos të të rinjëve, kur dihet, dita ditës po largohen banorët e atyre trevave. Ja se çka thotë z.Arben Gashi gjatë kësaj interviste. Arbeni ka mbaruar studimet në Tiranë, pastaj Universitetin elitarë në Itali për magjistër i shkencave dhe tash është çështje kohësh, kur ai do të doktoroj në njërin nga universitetet me renome botërore në Queen’s University Belfast2015 deri 2019 • Belfast, United Kingdom. Arben Gashi, është edhe Profesor Univerzitar në Kosovë, ku me shumë përkushtim, përgadit brezat e rinjë. Njeh disa gjuhë dhe është fjalë pak e me vepër konkrete për të mirën e Kosovës dhe asnjëherë i ngutshëm, por gjithmonë i saktë dhe konkret e mbi të gjitha, vjen nga një familje patriotësh, që me vepër e kanë treguar, se Lugina e Preshevës, nuk do të jetë vetëm.

Z.Gashi, kanë mbetur edhe disa ditë nga zgjedhjet parlamentare. Me që jemi nga Lugina e Preshevës dhe në Kosovë, siç dihet është një numër i madh i banorëve të asaj treve, çka do të bënit Ju dhe LDK, nëse do të del fituese partia juaj?

Fillimisht, më lejoni të ju përshëndes ju dhe gjithë lexuesit tuaj kudo që gjenden, nuk po bëjë dallime të Luginës apo të trevave shqiptare. Ne jemi një. Me që është fjala për Luginën e Preshevës, ajo trevë ka pasur e ka e do të ketë shumë veprimtarë të devotshëm, që i kanë dhënë e po i japin të mira kombit tonë. Jemi në fushatë zgjedhore dhe e ndjej për obligim të sqaroj se Lidhja Demokratike e Kosovës ka si ofertë për qytetarët programin më të mirë politik. Siç edhe dihet LDK, që në themelimin e saj ka qenë parti e unifikimit dhe bashimit të vlerave më të mira të shqiptarëve kudo që jetojnë. E tillë LDK është edhe sot. Lugina e Preshevës por edhe të gjitha vendet, ku ka shqiptarë kanë qenë dhe do të jenë në fokus të LDK-së. Padyshim se me ofertën dhe kandidatët e saj Lidhja Demokratike e Kosovës do të del parti fituese në këto zgjdhje, dhe ajo për të cilën unë do të vazhdojë angazhimin, është përmirësimi i pozitës së shqiptarëve dhe realizimi i drejtave të tyre në vendet ku jetojnë. Ka shumë hapësirë dhe nevojë për të punuar në këtë drejtim. Duhet qasje institucionale dhe strategji konkrete për realizimin e qëllimeve, dhe LDK si parti institucionaliste në këtë mënyrë do të trajtojë këto cështje. Më lejoni tu kujtoj se në listën e LDK-së, si gjithmonë edhe kësaj radhe kemi kandidat jo vetëm nga Lëvizja Vatra por edhe brenda listës së kandidatëve të LDK-së.

„Do të jem zëri i Juaj në Parlamentin e Kosovës dhe i çdo shqiptari që ka nevojë për mbështetje institucionale kudo që gjendet ai në botë“

Jeni familje e njohur për Luginën e Preshevës, sepse keni kontribuar në forma të ndryshme shumë për ate trevë. Mendoni, se ka mbetur anash Lugina e Preshevës?

Kontributi përballë dëshirës dhe vullnetit gjithmonë është i vogël. Historia e çdo familje në Kosovë është e njejtë me ato të Luginës. Sot ne kemi fatin që jetojmë në anën tjetër të kufirit por kjo nuk na e zvogëlon obligimin që të punojm për familjet tona në Luginë dhe të bëjmë gjithçka që ata të gëzojnë të drejtat që meritojnë. Fati ka dashur që familja ime dhe veçanërisht vëllau im Flamuri të jetë Këshilltar i Presidentit të Shqipëris dhe nga pozita që ka pasur të punoj për Luginën obligim të cilin ai e ndjenë në çdo hap të punës së tij. Gjithsesi mendoj se si institucione dhe si shoqëri kemi mundur dhe mund të bëjmë më shumë për shqiptarët në Luginë.

Çka sipas jush, do të duhej të bëjë qeveria e ardhshme e Kosovës për banorët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë?

Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga LDK, do të trajtojë me dinjitet secilin qytetarë që jeton në Kosovë. Banorëve të Luginës që jetojnë në Kosovë përveç përkrahjes institucionale që e kanë të domosdoshme më shumë se kurrë do t`ju mundësojmë që të marrin shtetësin e Kosovës. Problem ky me të cilin ata po perballen tashë e sa kohë.

Shumë prej tyre kanë probleme me dokumente e të mos flasim për punë?

E potencova edhe më herët, problemi i qytetarëve të Luginës duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale dhe jo në mënyrë deklarative. Çdo qytaterë që jeton në Kosovë sipas legjislacionit duhet të ketë qasje dhe të drejta të barabarta me të gjithë. Çështja e shtetësis për ata që jetojnë në Kosovë është prioritare.

Vëllau juaj, Ambasadori, Prof.Flamur Gashi, është një veprimtarë i denjë i Luginës së Preshevës edhe ate me vepër. Ai ka kontribuar shumë dhe kontribuon edh sot e kësaj dite. Do ta shohim Arben Gashi një zë të fuqishëm për ato treva?

Unë kam pasur fatin të rritem në një familje me ndjenja të forta atdhedashurie dhe e cila edhe ka sakrifikuar për vendin. Angazhimi im politik dhe jo vetëm mbetet në këtë frymë. Unë kam qenë dhe do të jemë ze i të gjithë shqiptarëve edhe atyre të Luginës në Parlamentin e Kosovës. Për vëllaun tim, besoj se jeni në dijeni që të gjithë, ai në çdo kohë ka punuar dhe punon për ate trevë shqiptare, ku kemi edhe shumë miqë.
„Të gjitha këto mund të arrihen nëse punojmë bashkë, prandaj shfrytëzoj rastin të ftoj qyetarët të votojnë LDK-në dhe numrin 61“


Po shihet një fushatë e fortë e premtime andej e këndej. Votuesi pa dyshim se është i hutuar. Pse duhet të votojë një qytetarë Ty?

Mendoj se skena politike sot nuk lë vend shumë për hutim. Qytetarët e kanë të qartë besoj se kush qfarë ka bërë për vendin dhe zhvillimin. Unë garoj për deputet të Kuvendit të Kosovës për të vazhduar angazhimin e pakompromis për sundim të ligjit dhe mbrojtjen e interesave nacionale të vendit, sepse për këtë kemi nevojë më shumë se kurrë. Do të përkushtohem për një mirëqenie më të mirë, arsim dhe punësim. Të gjitha këto mund të arrihen nëse punojmë bashkë, prandaj shfrytëzoj rastin të ftoj qyetarët të votojnë LDK-në dhe numrin 61.

Edhe Presidenti historinë i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, shumë shpesh e ka përmendur ate trevë e duke e quajtur edhe Zemra e Dardanisë. Ai në vitin 1992 në Sofje ndër të tjera kishte deklaruar se Medvegja është nyja ku nis dhe mbrohet Dardania, ajo është Flamuri i Dardanisë. Komenti juaj?

Fryma e Presidentit historik të shqiparëtve, Dr. Ibrahim Rugova, e tillë siç ishte e veçantë dhe e papërsëritshme jeton tek çdo anëtarë i LDK-së.

Zemra e Dardanisë, sidomos Medvegja, është në një situatë të mjerë, të mos them e zbrazët, ka klasa në shkolla me nga një nxënës. Do të duhej që shteti i Kosovës, të jetë më aktivë në këtë drejtim, sepse atje po shkilen të drejtat e njeriut?

Duhet të ketë një angazhim dhe mobilizim për sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Institucionet e Kosovës duhet të punojnë dhe të këmbëngulin në reciprocitet të plotë sa i përket sigurimit dhe garantimit të të drejtave të qytetarëve që jetojnë në këto dy vende. Dhe kjo mund të arrihet më një strategji konkrete dhe me aleatët ndërkombëtarë.
“Akademikët e nderuar të cilët ju i përmendët janë edhe themeluesit e LDK-së dhe bartës të rëndësishëm të proçeseve historike nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova”
E dini sigurisht, se në Kosovë, kemi edhe Akademikë nga kjo trevë, e kemi Idriz Ajetin, Hivzi Islamin, Rexhep Ismajlin etj. Çka do të kishit bërë për gjeneratën e re, që studentët, që vijnë në Kosovë për studime, që të keni lehtësime më shumë?

LDK dhe unë personalisht jam angazhuar për shkollimin e të rinjëve dhe hapjen e perspektivave të reja për rininë. Kosova ka nevojë për të rinjë të shkolluar që të ndihmojnë zhvillimin dhe ecjen përpara të Kosovës drejt strukturave euroatlantike. Akademikët e nderuar të cilët ju i përmendët janë edhe themeluesit e LDK-së dhe bartës të rëndësishëm të proçeseve historike nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova.

Si e sheh të ardhmen e Luginës së Preshevës?

Shpresoj shumë në pozitën meritore të integruar plotësisht.

Ju kemi parë shpesh, se nëpër takime të ndryshme, që keni zhvilluar me shumë personalitete, keni përmendur edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Pse sipas jush, do të duhej, të bëhet më shumë për ata banorë?

Në kohën kur nuk rikuperohen padrejtësitë historike, mbrenda kornizës së mundësive duhet të punohet për eliminimin e padrejtësive njerëzore.

Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Bujar Nishani, ka pasur disa herë takime me nxënës të asaj treve, me lloj lloj personaliteti, padyshim, këtu kontribut ka dhënë edhe vëllau juaj, Ambasadori Flamur Gashi. E shihni më se emergjente, që takime të tilla, të bëhen edhe në Kosovë, që të mos ndihen të vetmuar ata vëllezër të një gjaku e gjuhe?

Kontaktet e vazhdueshme janë padyshim një mjet i fortë i ruajtjes së mardhënies dhe njohjes nga afër me të gjitha nevojat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen banorët e Luginës. Mendoj se një praktikë e tillë duhet ndjekur edhe nga institucionët tona dhe jo vetëm me sqiptarët e Luginës por edhe të Maqedonisë, Malit të Zi dhe kudo që ka shqiptarë.

Cila do të ishte zgjidhja më e mirë që banorët e Luginës së Preshevës, të mos e shohin të vetmuar veten ose të harruar nga Kosova?

Banorët e Luginës duhet të punonë dhe të angazhohen fuqishëm për integrimin e tyre në cdo sferë të jetës. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, megjithkëtë zëri më i fortë i banorëve të Luginës janë vet ata.

Z.Gashi, e njihni mirë edhe kontributin e diasporës. Lugina e Preshevës ka një numër të madh të mërgatës në gjithë diasporën. Kujto, personalitete të mëdha, si Xhim Xhemën në SHBA e shumë e shumë të tjerë. Do të duhej që edhe ata të votojnë sa më shumë, kuptohet ata që kanë shtetësi të Kosovës?

Natyrisht, të gjithë ata që kanë shtetësinë e Kosovës duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, sepse e drejta për të votuar është e drejtë kushtetuese dhe zëri i secilit qytetarë për zhvillimin e Kosovës.

Ju urojmë suksese dhe duke njohur punën tuaj dhe në përgjithësi kontributin e familjes suaj për këto treva, ju urojmë suksese dhe po shpresojmë shumë, se do të shohim në Parlament dhe pse jo në ndoj ministri të qeverisë së re dhe do të jeni edhe zë më i fuqishëm për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc?

Isha e do të mbetem gjithmonë afër Luginës së Preshevës, sepse jemi vëllezër. Le të dalin e të votojnë kudo që janë në Kosovë, vëllezërit e Luginës së Preshevës, se do të bëhet gjithsesi më mirë. Edhe njëherë, më përcillni përshëndetjet më të sinqerta deri në Luginë të Preshevës. Ju faleminderit dhe ju uroj suksese në punën tuaj !

Intervistoi: Dashnim HEBIBI, presheva.com