SHPËRNDAJE

Këngëtarja e shurdhër, Mandy Harvey, ka siguruar simpatinë e publikut dhe jurisë, saqë Simon Coëell e ka kualifikuar drejtpërdrejt në gjysmëfinale të America’s Got Talent.

29-vjeçarja ka treguar se si e kishte humbur gradualisht dëgjimin derisa kishte mbetur tërësisht e shurdhër në moshë 18 vjeçare kur ishte në kolegj dhe që atëherë i është dashur të rimësojë si të këndojë me anë të vibrimeve.

Gjatë spektaklit, Mandy e ka performuar një këngë origjinale të titulluar “Try” duke nxitur duartrokitje te publiku dhe juria.
Kur e përfundoi këngën, Coëell i tha: “Nuk mendoj se do të kesh nevojë për përkthyes për këtë që do ta them” dhe e shtypi butonin që e dërgon në gjysmëfinale.

“Kjo ishte një prej gjërave më mahnitëse që kam parë ose kam dëgjuar”, është shprehur Mandy tejet e gëzuar.
Në videon e mësipërme mund ta shikoni si shkoi ngjarja dhe mund ta dëgjoni interpretimin e këngëtares.

Mandy Harvey is proof that you should never give up on your dream.

Posted by America's Got Talent on Dienstag, 6. Juni 2017