Izraeli zgjeron operacioni, zëdhënësi i UNICEF-it: Spitali i Khan Younis plot me viktika, bombat bien çdo 10 minuta

0
45

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë deklaruar se ofensiva e tokësore në Gaza po zgjerohet “kundër qendrave të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës , sipas zëdhënësit të saj, kundëradmiralit Daniel Hagari.

Hagari shtoi se ushtarët po shkonin “ballë për ballë” me luftëtarët palestinezë.

Sot në mëngjes, IDF lëshoi ​​urdhra të reja për banorët e Gazës për të evakuuar rreth 20 zona në Rripin qendror të Gazës, duke postuar një hartë në mediat sociale me shigjeta, që tregojnë zonat më në jug ku civilët duhet të drejtohen.

Një zëdhënës i Izraelit ka thënë se operacionet kundër Hamasit në jug, do të jenë “jo më pak të forta” sesa ato në veri të territorit palestinez, të cilat kanë shkaktuar shkatërrim të gjerë.

Ndërsa SHBA, aleati më i ngushtë i Izraelit i bëri thirrje Izraelit që të shmangte më shumë dëme ndaj civilëve, një spital në qytetin jugor të Khan Younis është i mbingarkuar me viktima.

Një zyrtar i OKB-së në Gaza shprehet se palestinezëve po u mbarojnë vendet për të ikur. OKB vlerëson se 1.8 milionë banorë të Gazës janë zhvendosur tani.

Shpresat janë zbehur për një tjetër armëpushim të përkohshëm në Gaza, ndërkohë që Izraeli ka thënë se do të vazhdojë luftën derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij, duke përfshirë largimin e Hamasit nga pushteti.

James Elder, zëdhënës i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për fëmijë, Unicef, thotë se bombat në jug të Rripit të Gazës bien çdo 10 minuta.

“Për njerëzit në Gazën jugore, rreziku tani kombinohet me rraskapitjen. Kur zhvendosen tre ose katër herë nën bombardime, njerëzit janë të lodhur, të rraskapitur, ata nuk kanë ku të shkojnë. Shoh fëmijë pas fëmijë të futur nën rrota, prindërit duke bërtitur në barela me plagë të tmerrshme të luftës. Ata nuk janë të sigurt në spitale, nuk janë të sigurt në strehimore. Nuk ka asnjë mënyrë që unë të ndihem i sigurt, askush tjetër nuk ndihet i sigurt. Ky është bombardimi më i keq i luftës tani në jug të Gazës”, shtoi James Elder.

 


Top Channel