Festivali i shitur? Sardi Strugaj tregon në provat e DWTS se pse edhe ai u tërhoq

0
40

Gjatë provave ditore të “Dancing With the Stars”, konkurrenti Sardi Strugaj tregoi përse u tërhoq nga “Festivali i Këngës”.

Balerina e tij, Ensa e ngacmoi këngëtarin, i cili zbuloi se u tërhoq nga festivali, në puntatën e së premtes së fundit të “DTWS”, kur u pyet nga moderatori Eno Popi.

Sardi nuk është këngëtari i vetëm që zgjodhi të tërhiqej nga gara, pasi edhe dy këngëtaret e tjera, Kejsi Tola dhe Samanta Karavella gjithashtu nuk do të konkurrojnë. Kjo e fundit zbuloi në “Më Lër të Flas se u tërhoq nga festivali pasi nuk iu lejua perfomanca.

“Kejsi dhe Samanta janë larguar para meje”, tha Sardi.

Sipas shumë aludimeve, thuhet se artistët janë tërhequr nga “Festivali i Këngës” sepse është i shitur, dhe se atë do ta fitojë Elsa Lila.

“Kështu flitet, unë emrin e Anxhelës e kam ditur që në Maj. Emrin e Ronelës e dija nga Qershori që e ka fituar Ronela. Nuk e besoja por kur dalin… Vjet Albina ka qenë e paparashikueshme. Askush nuk e ka pritur, ka qenë një festival më ndryshe. Sivjet flitet që e ka fituar Elsa, mund të jetë ndonjë surprizë, por nuk është kjo arsyeja që kam ikur”, tregon këngëtari.

Një arsye që ai u tërhoq është se sipas tij niveli i festivalit ishte shumë i ulët, ndërsa edhe nëse e fiton Elsa Lila, Sardi u shpreh se nuk do ta kishte problem nëse ajo e meriton.

“Është muhabet shumë i ulët. Kjo më erdhi keq, që festivali ka rënë në nivel kaq të ulët. Ta dish ti kush është shkaku… Ndihem në siklet, do e them në një moment tjetër.  M’u duk shumë joprofesional, nuk e meriton festivali që të ketë një nivel të tillë. M’u duk niveli i festivalit shumë i rëndë. I festivalit jo i artistëve. Po e fitoi Elsa, në rast se e ka këngën e mirë aq sa vjet, ose edhe më të mirë, e meriton pa dyshim, jam fans i këngës vjet. Nuk më vjen keq edhe nëse do isha në garë me të, po thjeshtë ta meritojë”, tha Sardi.


Top Channel