SHPËRNDAJE

Eshtë vështirë të besohet, por ka logjikë.

“Independent” shkruan se Zidane konsideron se Gareth Bale nuk i duhet Real Madridit dhe më me ëndje do ta shikonte Eden Hazardin në ekip.

Arsyja është e thjeshtë, lëndimet që po pëson Uellsiani por edhe raporti i tij me lojtarët në klub. Ai asnjëherë nuk arriti të përshtatet, dhe Reali asnjëherë nuk ia arriti ta transformojë atë si një pasardhës i Ronaldos, andaj edhe nuk janë kundër idesë që ta shesin.

Kjo natyrisht do të jetë një rekord në çmimin e shitjes. Real Madridi do të provoj ta sjellë Eden Hazardin dhe Mbappen të cilin do ta kishte lënë edhe një sezonë tek Monako.

Zidane nuk do të ndryshoj ekipin që po shenon fitore, formacioni 4-4-2 me Iscon në kuartet, po ka Asension dhe planifikon ngadalë të inkuadroj Llorenten që do të kthehet nga huazimi si dhe Theo Hernandez.

Gjithashtu, mediet spanjolle shkruajnë se Benzema mbetet numër një në sulm, atë është e pamundur ta lëvizësh dhe nëse Morata nuk largohet, vështirë edhe këtë sezonë të jetë titullar.

Sa do të kushtoj Bale?

Jo më pak se 130 milionë euro. Muorinho është i gatshëm ta paguaj dhe Bale është i gatshëm ta pranoj transferimin nëse Real Madridi e njofton atë se nuk mund të jetë titullar.

A është kjo reale, mbetet të shihet në ditët në vijim…