SHPËRNDAJE

Në vartësi nga viti, shumë shpesh ndodh që veturat që kanë kilometra të kaluara i frigohemi. Me siguri mendojmë që kjo veturë është afër servisit të madh, mendojmë për gjendjen e turbinës e shumë pjesëve tjera që dëmtohen me kilometra të kaluara.

Mirëpo, praktika tregon diçka tjetër. Problemi qëndron se shumica e blerësve i shmangen veturave të kanë shumë kilometra në orë, duke harruar se edhe ato që kanë më pak, ka mundësi që ti kenë të kthyera.

Kthimi i kilometrave në vetura nuk është karakteristike vetëm se tek ne, por ajo ekziston në tërë Ballkanin dhe Evropën juglindore, po paraqitet masovikisht edhe në tërë Evropën.

Në një veturë të vjerër 15 vjet mund ti ketë ndërruar 3 pronarë, andaj që nga i pari mund ti ketë kthyer kilometrat. Kështu që pronari i tretë një veturë që ka të kaluar rreth 500.000 mund ti ketë në orë 170.000 dhe ai zhgënjehet me modelin të cilin e posedon pas problemeve dhe prishjeve që atij i paraqiten pas një kohe të cilat nuk i ka prit.

Motorat e gjeneratës së re kanë mbrojtje të mirë ndaj ndryshkut dhe mund të kalojnë pa problem 300.000 deri 400.000 kilometra pa pasë nevojë servisin e madh.

A është problemi tek kilometrat?

Nëse një veturë është e blerë në Gjermani dhe 70% të rrugës e ka kaluar në autostradë, pa gropa në rrugë lokale dhe servisohet me rregull në servis të autorizuar, i riparuar gjithmonë me pjesë origjinal, përdor karburant kualitativ etj. ka dallim prej atyre që nuk kujdesen aspak nga gropat, nuk i ndërron vajin dhe filterat me rregull, vendos pjesë të lira dhe fallco, përdor karburant me kualitet të dyshimtë etj.

Këshillohet që gjatë blerjes së veturë të mos fokusohet vetëm tek kilometrat e kaluara dhe vitin, çka për shumicën është më shumë e rëndësishme. Mos i anashkaloni veturat që kanë shumë kilometra të kaluara, pasi ndoshta do të bleni një veturë me më pak kilometra ndërsa nga ana tjetër i ka të kthyera.

Shumë e rëndësishme është gjendja e vërtetë e veturës./presheva.com/