Babai i Naim Murselit: Me pasë ditë që e ka bo djali jem, ai sot s’do të ishte gjallë – Liridonën e kam dashtë ma shumë se çikat e mia – Telegrafi

0
58

Babai i Naim Murselit, Shabani, ka rrëfyer detaje nga dita kritike kur mori vesh se djali i tij është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortës së tij, Liridona Ademaj.

“Dua me iu garantu një gjë, me pasë ditë unë që e ka bo djali jem, unë isha hakmarrë vetë unë me djalë tem atë ditë. Ai s’ish sot gjallë, se unë kam karakter, kam fytyrë, kurrë s’ishte me pasë ditë që e ka bo atë gjest”, u shpreh ai.

“Besoni as me Naimin as me avokat s’kam komuniku mo, se Liridonen e kom dashtë ma shumë se vajzat e mija.”

Babai i Naimit ka dhënë detaje se si është bastisur shtëpia e Naimit, e se si e kuptoi se djali i tij dyshohet të jetë organizatori.

“Jemi ulur në kolltuk së bashku, me një polic derisa po bastisej dhoma e Naimit. Ai më tha, ne kemi prova se Naimi është kryesi i veprës. Aty unë jom trondit. Me ma pas dhanë krejt botën nuk më kish shku mendja që djali im me pas bë atë gjest”, tha ai për Nacionalen.