SHPËRNDAJE

Goal ka publikuar formacionet e mundshme të Real Madridit pa Cristiano Ronaldon, pas raporteve se do të largohet nga Spanja.
E përditshmja sportive portugeze, A Bola, gjatë ditës lëshoi ‘bombën” duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, dëshiron të largohet nga Spanja.
Sipas A Bola, portugezi dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu” pasi është i indinjuar pas akuzave për evazion fiskal prej 14.7 milionë euro

Raportohet se CR7 u ka thënë lojtarëve se “nuk ka kthim mbrapa, do të largohet nga Real Madridi”.

Pas kësaj tollovia të krijuar në Madrid, Goal ka publikuar dy formacione të mundshme të Real Madridit pa Cristiano Ronaldon, nëse ky me të vërtet largohet nga “Bernabeu” pas tetë vjetësh.

Këtu përfshihet edhe i riu i Monacos, Kylian Mbappe, i cili ka kohë që kërkohet nga Reali.