Ngjarjet e fundit, Santiana Maloku nuk e pranon kërkim-faljen nga Buci – Telegrafi

0
43

Është diskutuar sërish raporti i Ylli Dervishit me banoren tjetër të Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Malokun.

Buci deklaroi se i gjithë raporti tyre, afërsia, ka qenë pjesë e lojës së tyre të përbashkët.

“Pak më ka ardhur keq prej Santianës që ka qenë pjesë e lojës dhe nuk jam sqaruar atë natë pasi kam dashur ta lë pikëpyetje për shkak se ka qenë në kuadër të lojës që banorët me dyshu që ne e kemi bërë një puthje, por na ndërpreu Verona edhe tani më ka ardhur keq që nuk i kam kërkuar falje”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Buci tutje shtoi: “Po e shfrytëzoj rastin t’i kërkoj falje që ka qenë e gjitha pjesë e lojës në bashkëpunim me Santianën, nuk kam pasur ndjenja për të, që kam thënë nuk e di akoma”.

Bukuroshja nga ana tjetër tha: “Nuk jam ndjerë mirë aspak për arsye se është parë edhe vetë në video, Buci as nuk ka kërkuar falje nuk ka shpjeguar asgjë në lidhje me videon që e pamë, kur patë mundësi, unë ia di kapacitetin e Bucit. Përse nuk shpjegoi e di veç ky, ndoshta për poena”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo mes tjerash theksoi se nuk e pranon kërkim-faljen nga Ylli.

Por, Santiana tha se nuk do ia bënte asnjëherë një gjë të tillë mikut të saj. /Telegrafi/