SHPËRNDAJE
epa06003069 Spanish soccer coach Ernesto Valverde enters the at the Camp Nou stadium during his presentation as new soccer coach of FC Barcelona, in Barcelona, Spain, 01 June 2017. Valverde has signed for the next two seasons. EPA/TONI ALBIR

Klubi futbollistik Barcelona do të filloj operacionin “Egzodus”, gjegjësisht shitjen e të gjithë lojtarëve të panevojshëm dhe nga fitimi i tyre të blej lojtarët e dëshiruar.

Sa i përket përforcimeve, Barcelona në llogari është e qartë, i duhen 200 milionë euro për përforcime për ti blerë tre lojtarët: Marco Veratti, Hector Bellerin dhe Osman Dembele.

Para se ti blej, Barcelona duhet të lirohet nga rreth 10 lojtarë dhe rrogat e tyre. Trajneri i ri Ernesto Valverde ka njoftuar klubin se dëshiron ti jap shansin Andre Gomesit dhe Paco Alcaser të cilët nuk u treguan për atë që edhe ishin blerë.

Në listë për largim janë: Mathieu, Vidal, Rafinha, Arda Turan dhe Lucas Digne dhe pesë lojtarët që do të kthehen nga huazimi: Thomas Vermaelen, Sergio Samper, Douglas Perreira, Munir El Hadadi dhe Cristian Tello.

Barcelona më shumë para mund të fitoj me shitjen e Arda Turan dhe Rafinha që planifikohet të kushtojnë rreth 50-55 milionë euro, si dhe do të lirohet shumë me pagat që ata marin.