SHPËRNDAJE

Situata rreth Ronaldos po zhvillohet shpejt, arrijnë lajmet e reja.

Strategjija e parë për Realin është që ta bind Ronaldon që ai të mbetet, Zidan e ka thirë në telefon në bisedë, por portugezi ka mbetur në vendimin e tij.

Eshtë paraqitur edhe informacioni se ai pret që Reali ta paguaj tatimin, por kjo është vetëm spekulim i medieve, pasi Cristiano këtë nuk e ka përmendur në asnjë variant, pasi ai dëshiron që tatimi të mos paguhet fare, ad ta pranoj fajin gjegjësisht të merret vesh me gjykatën.

Më sakt, Ronaldo nuk dëshiron që askush të paguaj pasi kjo do të thotë se ai nuk ka paguar tatim, çka e demanton fuqishëm.

Reali do të tentoj, dhe nëse vendos ta shesë, pasi kanë thënë se nuk do të mbajnë lojtarë në ekip kundër dëshirës së tyre.

Ronaldo ofron 210 milionë dhe De Gean për Moratan dhe Ronaldon dhe kjo është oferta më e mirë që mund ta marrin.

Pasi do të zgjidhin problemin e portierit dhe kanë shansin të blejnë dy nga tri qëllimet e klubit: Mbappe, Dybala dhe Lewandovski.

Varianti i dytë është Chelsea i cili ofron Hazardin mirëpo kjo është e pakonfirmuar dhe çështja se a do të pranoj Ronaldo të vesh fanellën e Chelsea para Old Traffordit.

Eshtë paraqitur edhe informacioni se Sir Alex Ferguson para disa javësh, kur edhe është paraqitur lajmi, i ka thënë që të largohet nga Spanja dhe të gjej një klub të ri.

Varianti i tretë është PSG, Mendes konsideron që kjo është opsioni më i mirë dhe më real për Ronaldon. Aty do të fitoj 30 milionë euro për sezonë, do të vij tek një klub që ka shumë ambicie, do të bëhet yll në Paris, ku është edhe qyteti i portugezëve.

PSG e gatshme të paguaj deri 140 milionë çka është nën ato që kërkon Real Madridi.

Ndoshta Veratti do të jetë opsion për shkëmbim, mirëpo ai ka vendos që të transferohet në Barcelonë dhe nga ana tjetër Zidane ka të formuar mirë mesfushën dhe nuk i nevojitet.

Opsioni i fundit mbetet Bayern, po thuaj se pa shanës, pasi gjermanët nuk duan të paguajnë aq shumë për Ronaldon, thjesht do ti çrregullohen edhe strukturat e rrogave, gjë që gjermanët nuk do ta lejonin…