SHPËRNDAJE

Policia e Aeroportit në Rinas, të shtunën ka arrestuar një kosovar derisa i njëjtit tentonte të udhëtonte nëpërmjet kësaj pike kufitare
Arrestimi i kosovarit me iniciale: G.Z., 39-vjeç, u bë pasi ndaj tij kishte një urdhërarrest të lëshuar nga Interpol Beogradi.

Kosovari menjëherë pas arrestimit iu është dorëzuar autoriteteve policore kosovare në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Ende nuk ka informacione se për çfarë arsyeje kosovari është shpallur në kërkim ndërsa tani me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës./Indeksonline/