Arteta pranon të “sakrifikojë” një futbollist, për të nënshkruar me një tjetër – Telegrafi

0
58

Gjuetia e Arsenalit për një sulmues të nivelit të lartë në afatin kalimtar të janarit po vazhdon dhe klubi tani do të dëgjojë ofertat që vijnë në drejtim të Eddie Nketiah.

Klubi nga Londra Veriore janë në prag të kufijve të Fair-play financiar kështu që Mikel Arteta ka pranuar të promovojë dikë nga akademia, në atë që mund të llogaritet si “sakrificë”, për të nënshkruar me një sulmues të nivelit të lartë.

24-vjeçari i cili më herët ka qenë afër largimit nga klubi, mund të largohet në mënyrë që t’i hap rrugë një transferimi tjetër.

Emra si Benjamin Sesko, Dusan Vlahovic dhe Ivan Toney po cilësohen si objektiva kryesorë të “Topçinjve” dhe janë diskutuar nga bordi i klubit.

Reprezentuesi anglez i cili është pjesë e Arsenalit që nëntë vite pasi iu bashkua atyre nga akademia e Chelseat në 2015, së fundmi kishte nënshkruar një kontratë afatgjate me klubin.

Sidoqoftë, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ishte planifikuar  pasi Arteta jo vetëm që është pajtuar me shitjen e tij, por shpeshherë e ka “injoruar” Nketiahn duke pëlqyer emra si Trossard dhe Havertz para tij.

Arsenal shpreson që këtë sezon të fitojnë titullin e tyre të parë të Ligës Premier që nga sezoni 2003/2004 dhe Viti i Ri po vjen si mundësi ideale e tyre për të rifreskuar skuadrën./Telegrafi/