SHPËRNDAJE

Të gjithë ishin të fokusuar te Cristiano Ronaldo, në ndeshjen debutueses të Portugalisë në Kupën e Konfederatave, .
Portugezi nuk shënoi në barazimin 2:2 me Meksikën, duke bërë vetëm një asist, por në fund u zgjodh lojtari i ndeshjes nga FIFA.

Një bisedë mes tij dhe Pepes ka bërë bujë në mediat botërore, që ende nuk dihet nëse e ka pasur për ndeshjen apo për Realin, që raportohet se dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

“Ehh, ata janë shumë të këqij, ata janë shumë të këqij”, i thotë Ronaldo Pepes në fillim të pjesës së dytë, frazë që nuk dihet ende për çfarë arsye ta ketë thënë portugezi.