SHPËRNDAJE

Shkrimtari Bilall Maliqi nga Presheva nderohet me çmimin e tretë në Manifestimin tradicional “Sofra e Ymer Prizrenti” në zgatar të Opojës

Në Manifestimin letrar e artistik “Sofra e Ymer Prizrenit” 2017, organizuar nga Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi” Sharr, i cili u mbajt me 17 qershor 2017, në fshatin Zgatar, nën patronatin e Kryetarit të Komunës z.Salim Jonuzi, morën pjesë poetë nga të gjitha trojet shqiptare.
Në konkursin poetik lexuan 32 poetë-e, nga të cilët u përzgjodhën tre më të mirët:
Vendin e parë e mori poetja nga Kukësi – Vera Istrefaj,
vendin e dytë poeti Prend Buzhala nga Klina
dhe vendin e tretë poeti Bilall Maliqi nga Lugina e Preshevës.

Vlerësimin e poezive e bëri juria në përbërje prej tre anëtarve:

1.Riza Greiqevci-poet;
2.Idriz Berisha-piktor,poet;
3.Osmon Bojaxhiu-poet,Kryetar i Klubit Letrar “Luigj Gurakuqi”.
Filloristët shfaqën pika të shkëlqyeshme artistike…
Në këtë Manifestim nga Lugina e Preshevës, përkatësisht nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” morën pjesë dhe lexuan: Bilall Maliqi dhe Rrahman Hyseni.