SHPËRNDAJE

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten organizime në strukturim të zyrës së tij, që përfshihet bordi i drejtorëve dhe zyrat tjera.

“Në këtë mënyrë ne i japim imput më të madh angazhimeve dhe detyra tona. Ne jemi në përfundim të detyrave tona dhe progamit tonë qeverisës. Ne presim që në fillim të korrikut të nënshkruhet kontrata e ndërtimit të llotit të tretë të rrugës hyrëse dhe dalëse Gjilan-Prishtinë dhe përfundimisht në muajin gusht pritet të nisin punimet në ndërtimin e Autostradës. Poashtu, do të punohet në qytet e fshatra sipas kalendarit”, tha Haziri.