SHPËRNDAJE

Jeremy Mathieu ka udhëtuar në Portugali dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet te Sporting Lisbona.
Mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu, ka udhëtuar në Portugali për të mbyllur transferimin te Sporting Lisbona, bën të ditur A Bola.

Mathieu do t’i kryejë sot testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë me Sportingun, i cili dëshiron të finalizojë gjithçka para fillimit të parasezonit.

33 vjeçari u transferua në Barcelonë nga Valencia në vitin 2014, i cili për tre sezone ka bërë 94 paraqitje duke shënuar katër gola në gjitha garat.