SHPËRNDAJE

Pa pushtet, të fortë nuk ka paqe mes njerëzve thoshte filozofi i madh Tomas Hobsi. Pushteti dhe mentaliteti i politikbërjes, janë baza e qeverisjes së një komune apo shteti. Politika kaherë ka treguar se, jeton me dy fytyra, me atë faqebardhë dhe atë faqezezë. Në çdo zgjedhje, kukuvasin si laraska, që do bëhet ajo çka s´bëhet, dhe ajo çka s´bëhet do bëhet. Mjerisht kalkulimet, inatet tashmë kanë filluar qysh moti të dalin në skenën politike, sidomos interesxhijntë, që me metodën e tyre përdorin çdo tentativë për të arritur ambiciet e veta personale. Në Preshevën “ martireˮ, tash e sa muaj, ka filluar të ndërrohet pushteti njëpasnjë, çka tregon, se ata që trumbetonin për “shpëtimˮ dhe zhvillim ekonomik, luftim të nepotizmit janë bërë gazi i botës, nepotizmi ua ka zënë frymën.

Në një vend siç është treva jonë, ka nevojë për një politikë, që është në shërbim të qytetarit e jo në interesa personale. Tashmë çdonjëri e dimë se çka ndodhi gjatë qeverisjes së deritanishme, cili qe shkaku i këtyre katarahurave dhe kush përfiton nga kjo. Kur isha student, me ëndje i shikoja debatet në Kuvend dhe zhvillimet politike, sepse atëherë nuk ishte ashtu siç është sot, e sot është bërë zi e më zi. Në vend se ta ngrisin vetëdijën dhe të vazhdojnë me punë, ndodh e kundërta emrime shkarkime, hyri Hasani e doli Fisteku, ai ishte bërë drejtor e ky tjetri ishte bë kryeshef, kurse të tjerët ishin bë kurrkusha të harruar. E kishin pyetur Sokratin se: Kur mërzitesh më së shumti? e ky do përgjegjej se, kur i shoh të lumtur njerëzit e këqi, prandaj edhe ata mund të jenë të lumtur po jo të dashur nga populli. Një koalicion i formuar apo ndryshe koalicion i “ zoritˮ u formua për të dështuar ditë pas dite, sepse shihej që në fillim ishte lojal dhe formimi i tij nuk ishte për kapërcim të krizës politike, por thellim edhe më të madh, dhe ja po ndodh, që çdoditë e më shumë po prodhon më shumë çmenduri sesa progres politik.

Në herë vezir e pastaj rezil, ky është koncepti i gjithë kësaj katrahure, sepse pushteti që mbjellë frikë patjetër do jetojë me frikë të përhershme. Ata që erdhën në pushtet shkel e shko do t´iu kthehet, sepse durimi i qytetarëve po mbaron, sepse ju bëtë pasuri për vete por për popullin barkthatë asgjë. Elita e shkolluar e cila është e papunësuar, është ndarë në dy taborre në atë që përkrahin mënyrën e tanishme se si udhëhiqen proceset politike, dhe ata që e nënçmojnë pandërprerë kjo ka bërë të pamundur që proceset politike të shkojnë keq e mos me keq.

Pushteti, që tregohet kokëfortë nuk mund të ketë kurrë legjitimitetin e popullit, sepse populli voton e ju përfitoni, e ju në rast se vendosni të demoralizoni popullin, dijeni se keni shaktërruar ardhmërinë e fëmijve tuaj, qytetarin e dinjitetshëm, dhe mbi të gjitha arsimin, shkencën.

Bëhuni gati demokarcia po vjen, shyqyr mbarë e mirë!
Nuk do ta zgjas më shumë por do e përmbylli me një thënie të Faik Konicës ku thotë: Liria është e drejta e kujtdo të besojë atë që do, të flasë atë që pëlqen dhe të veprojë si i vjen më mirë. Mjafton të mos i bëjë dëm kurkujt”


Shkruan: Shefat Ademi