SHPËRNDAJE

Ku është besa e shqiptarit që se mbajtë?
Ku është fjala e të parëve shembull për ta mbartë?
Ku janë komandantat e UÇPMB-së si thonit “çantat plot me euro”.
Ku janë gjithë ata dëshmorë e varret nuk ju dini?
Ku mbeti vendi i bukur Presheva?
Ku janë fabrikat,zhvillimi dhe SHPETIMI?
Ku janë rrogat e punësimi?
Ku mbeti vota jonë e lirë?
E pse se kemi një jetë më të mirë?
Ku mbetën gjitha ato premtime?
Pse ju mbetën “realizime.”
Ku janë fushat që nuk punohen?
Ku janë bujqit të stimulohen?
Ku janë shkollat që ju mbetën pa dije e t’shkreta?
O na janë mbetur në dorën tuaj o analfabeta!
Ku janë zemrat tona që të mburremi?
Ku janë premtimet se do të na shpetoni?
Meqë po na shkatërroni e na fundosni!
Ku janë varret e dëshmorëve?
ku mbeti lapidari i dëshmorëve?
Ku mbeti referendumi i marsit 92?
Ku është sigurimi e shëndeti?
Ku ju mbeti prosperiteti?
Ku është fjala e shprehjeve të lira?
Ku është siguria e lëvizjeve të lira?
O na janë mbushur malet me çetnika!
Ku jeni ju që shtroni darka e dreka?
Ku janë kujdesjet për e jetimat?
Pse për ata s’mendoni e një gojë bukë s’ju dërgoni?
Ku janë trimat e lirisë në Gjilan e gjetiu?
Ku është jeta më e mirë?
Ah sikur të ishte në Preshevën e lirë!
Ku ështe Dielli që t’më ngrohë?
Ku është Presheva ime që e dua ta shohë?

Bardh Avdiu
Zürich.