Vidhet një automjet gjatë natës në Shkodër

0
50

Një automjet tip “Fiat” është vjedhur gjatë natës në një servis mjetesh lagjen “Bahçallëk” të Shkodrës.

Policia njofton se mjeti është në pronësi të një shtetaseje, banuese në Shkodër.

Grupi hetimor ka siguruar pamje filmike dhe materiale të tjera, për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Autori mbetet ende i paidentifikuar, por uniformat blu po punojnë për zbulimin e tij dhe më pas vënien në pranga.


Top Channel