SHPËRNDAJE

Të gjitha faqet e institucioneve kryesore shtetërore në Shqipëri nuk funksionojnë.

Të dhënat e para flasin për një sulm hakerash të organizuar. Dyshimet janë se mund të jetë një sulm rus, por për momentin nuk konfirmohet.

Janë disa uebsajte ministrish, por edhe institucionesh të tjera shtetërore, të cilat kanë dalë jashtë funksioni dhe deri më tani vijojnë të mos hapen.

Mes uebsajteve që nuk funksionojnë është edhe faqja zyrtare e KQZ, diçka që mund të lidhet edhe me interesin e lartë të njerëzve për ta klikuar.

Por fakti se ka edhe shumë faqe të tjera që kanë dalë jashtë funksioni shton dyshimet se mund të kemi të bëjmë me një sulm kibernetikë. Thuhet se po punohet për rikthimin e faqeve, raporton Lapsi.al.