SHPËRNDAJE

Facebook ka sjellë risi të reja për të gjithë përdoruesit e tij. Tashmë askush nuk do t’ju vjedhë asnjë foto tuajën, madje as foton e profilit.

Dje në Indi u prezantua një program pilot, i cili i mbron të gjithë ata që shqetësohen për profilet e tyre. Tashmë do të parandalohen të gjithë personat që shkarkojnë apo shpërndajnë fotot e profilit të të tjerëve.

Metoda quhet “Photo Guard” dhe sapo aktivizohet bëhet e dukshme si një vijë blu përreth fotos së profilit.