SHPËRNDAJE

Të dashur bashkëvendas,
Të nderuar të diplomuar e të papunësuar,

Shumë qeverisje po kalojnë në këtë Preshevën tonë të vogël,tani këto vite akoma më shumë u zvoglua pasi që shumë të rinjë ikën dhe dita ditës po ikin nga vendëlindja për në shtetet europiane për të kërkuar perspektivë dhe një jetë më të mirë.

Qeverisja e tanishme lokale qeverisjen e kaluar të Ragmi Mustafës e kritikonte për asfaltimin e rrugëve për faktin se qytetarët nuk po kanë çfarë të hajnë dhe ky kryetar po asfalton rrugë,por ju kujt po ia asfaltoni rrugët kur rinia po ik nga ky vend?pse po na vjedhni lumturinë?pse po na humbni shpresën? deri kur më me politikë premtimesh dhe fushatash?

Sdua të dëgjoj fare fjalën politikë edhe pse e kam diplomuar,sepse e kanë bastarduar duke menduar se po bëjnë politikë por kanë harruar se populli iku? mos harroni ti fikni dritat ju të fundit çka keni mbetur në Preshevë!
Kabineti i kryetarit ka të punësuar njerëz vetëm pse i përkasin partisë politike në pushtet,pa shkollë e pa asnjë kualifikim,kurse rasti konkret kam diplomuar dhe me qindra certefikata trajnimesh e cmimesh ndërkombëtare komuna jonë nuk dëgjon fare për diplomat tona, ata hajnë dreka dhe udhëtojnë jashtë shtetit dhe unë smundë të pajtohem me këtë padrejtësi, bëhen pazare politike, pazare me mandat këshilltari duke harruar se pas vehte mbajnë mijëra qytetarë, Cka është qytetari për pushtetin, thes me miell apo pako sheqeri?

Më vjenë turp që i përkas politikës Preshevare,sepse kësaj nuk i thuhet politikë kësaj i thuhet tregëti imorale,tregëti me qytetarë,i thuhet hajni e nepotizëm i thuhet krim e trathëti.

DERI KUR KËSHTU?

Javët e fundit kam vizituar shumë biznese në Preshevë,ku kam mësuar se ato biznese mundë të punësojnë të rinjë tanë por askush nga komuna jonë nuk i pyet se cka mundë të bëni për papunësinë, sepse pushtetarët tanë i injorojnë biznesmenët tanë,ska panaire punësimi, ska organizime ka vetëm dreka e darka pushteti, jo kshtu duhet revolucion paqësorë.

Sinqerisht,

Aziz AZIRI, politolog

Preshevë