Dëshironi të jetoni përgjithmonë të lumtur? Shpenzoni paratë në eksperienca të reja! – Telegrafi

0
66

Këpucët e reja, ushqimet e shtrenjta, video-lojërat që duken të mahnitshme… të gjitha këto na joshin. Por, këto janë vetëm blerje të cilat ndodhin gjatë ditëve të para të muajit dhe njëkohësisht janë arsye se përse hani sandviçë të lirë gjatë ditëve pasuese

Shkencëtarët thonë se këto blerje nuk ju bëjnë më të lumtur sesa shpenzimi i parave në një udhëtim që përgjithmonë do të mbetet në kujtesën tuaj.

Në një nga eksperimentet për studimin e publikuar në Journal of Positive Psychology, hulumtuesit i kanë anketuar pjesëmarrësit para dhe pasi që kanë blerë diçka.

Para se ta kryenin blerjen, pjesëmarrësit kanë thënë se një përvojë jetësore do t’i bënte ata më të lumtur, por më e kuptimtë financiarisht do të ishte blerja e një gjëje, transmeton Telegrafi.

Ryan Howell, njëri nga psikologët që është marrë me këtë studim, ne në mënyrë natyrale e ndërlidhim vlerën ekonomike me gjësende.

“E bleva këtë veturë, kushton 8,000 dollarë. Ne e kemi paksa të vështirë ta kuptojmë vlerën ‘ekonomike’ që duhet ta vendosim në kujtimet tona”, thotë ai.

Thënë më shkurt, mos blini ushqime të shtrenjta apo celular të ri. Vizitoni një qytet që nuk e keni vizituar më parë, ose kurseni për një pushim që do ta mbani mend gjithmonë. /Telegrafi/