SHPËRNDAJE

Hafëz Egzon Ibrahimi nga Republika e Kosoves respektivisht nga qyteti i bukur i Ferizajt është njëri nder lexuesit dhe recituesit me te mire te Kur’anit Fisnik ne arenen nderkombetare.

Hafezi yne i nderuar shkollimin e mesem e kreu ne medresen “Alaudin” në Prishtine, me pas vazhdoi rrugen e studimeve ne Ez’herin e famshem në Kajro te Egjiptit ku edhe momentalisht eshte student i rregullt.

Egzon Ibrahimi qysh në medrese ishte aktiv ne tribunat e organizuara nga Bashkesia Islame e Kosoves dhe me gjere. Jehon edhe me te madhe mori kur doli ne skene me ilahin e titulluar “Plaka e shkretetires” projekt qe preku shume zemra gjithandej ku flitet shqip.

Hafez Egzoni se fundmi ka publikuar edhe prokektin e tij me te ri me titullin “Sofra e Pergjakur” nje ilahi shume emocionuese qe iu kushtua femijeve te familjes Jashari nga i famshmi Prekaz. E veçanta e ilahive te Egzonit eshte se ato te gjitha jane origjinale, qe do te thot se nuk jane te kopjuara dhe te perkthyera nga Arabishtja, Anglishtja apo Turqishtja.

Per projektet e tij kujdeset producenti dhe poeti i famshem intelektuali shqiptar Fatmir Muja. Egzon Ibrahimi edhe pse ne moshe te re ai arriti majat e suksesit kur ne kete vit ne garat Kur’anore te nivelit nderkombetare si perfaqsues i Bashkesis Islame te Kosoves arriti ta ze vendin e 4 ne bote. Ky ishte nje sukses shume i madh jo vetem per Egzonin dhe institucionin e bashkesise islame, por per gjithe popullin shqiptare ane e kend botes.

Se fundmi hafez Egzon Ibrahimi vizitoi edhe komunen e Presheves, dhe fali namazin e drekes ne xhamine e vjeter Rahovice tek kolegu dhe shoku i tij imam Leutrimi, ku edhe pas namazit i kendoi disa versete Kuranore per te cilat xhemati i Rahovices iu falemnderua shume./presheva.com/