“E kemi grabitur, duhet tua japim edhe 29 milionë euro” – tifozët e Arsenalit mbledhin para për West Hamin për Declan Rice – Telegrafi

0
40

Tifozët e Arsenalit e duan Declan Rice aq shumë saqë ndihen sikur klubi i tyre ka grabitur West Hamin, kur e bleu 116 milionë euro.

Tifozët e Topçinjve kanë hapur një faqe në ‘Gofundme’ ku kërkojnë të mbledhin 29 milionë euro për të paguar transferimin dhe për të kompensuar kështu “grabitjen” e mesfushorit të njohur.

“Ne u bëjmë thirrje tifozëve të Arsenalit që të mblidhen së bashku për të mbledhur fonde për West Ham United për t’i kompensuar për grabitjen e Declan Rice”.

“Në 15 javët e fundit është bërë e qartë se Edu dhe Arsenali kanë përfituar nga lojtari për të cilin West Ham United duhet t’i paguhen edhe 29 milionë euro shtesë”, thuhet në përshkrimin.

Kujtojmë se mesfushori anglez erdhi në Arsenal në korrik të këtij viti në një shumë prej 116.6 milionë euro.Këtë sezon, ai ka luajtur 22 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat, në të cilat shënoi tre gola dhe shtoi dy asistime.

Ai luajti ndeshje të shkëlqyera në çdo ndeshje, por veçanërisht i gëzoi tifozët kur shënoi gol në minutën e shtatë shtesë mbrëmë për t’i dhënë Arsenalit një fitore kundër Lutonit me rezultat 4-3.

Rice është edhe përfaqësues standard i Anglisë dhe që prej debutimit në vitin 2019, ka bërë 48 paraqitje dhe ka shënuar tre gola. /Telegrafi/