Si është të jesh trajner i Cristiano Ronaldos? Ikona italiane Andrea Pirlo tregon përvojën me menaxhimin e CR7 në Juventus – Telegrafi

0
41

Cristiano Ronaldo mund të ketë qenë i mundimshëm për disa trajner, por ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo nuk është njëri prej tyre.

Trajneri 44-vjeçar ishte në krye të Juventusit nga gushti 2020 deri në maj 2021, kur ai filloi të bashkëpunonte ngushtë me yllin portugez.

Ronaldo ishte në formë të lartë atë sezon, duke shënuar 36 gola në 44 paraqitje dhe duke i udhëhequr Bianconerët drejt trofeut të Kupës së Italisë.

Duke kujtuar ditët e tij te Juventusi si trajner, Pirlo ka treguar për Radio Serie A se si ishte të stërviteshe njërin prej më të mëdhenjëve e të gjitha kohërave.

“Trajnimi i Ronaldos të bën të kuptosh se si të bëhesh numri një në botë. Ai është një profesionist shembullor në çdo aspekt: ​​nga si ha, si shërohet, si stërvitet”, deklaroi Pirlo.

Periudha e Cristiano Ronaldos në Allianz Arena ishe e mirë, ku shënoi 101 gola për gjigantët e Serie A në 134 paraqitje. Përveç trofeut në Kupës së Italisë, ai mori edhe dy tituj të Serie A.

Edhe në moshën 38-vjeçare, ai po vazhdon të luajë fuqishëm te Al-Nassr./Telegrafi/