SHPËRNDAJE

Në fillim dukej se ishin vetëm spekulime lajmet për largimin e Leonardo Bonuccit nga Juventusi, por tani mediat italiane insistojnë se mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër” do të kompletoje sonte kalimin në Milano.
La Stampa raporton se sonte pritet të arrihet marrëveshja mes Milanit e Juventusit për Leonardo Bonucci.

Dje u raportua se mbrojtësi italian mund të transferohet në “San Siro” derisa sot këto raportime janë shumë më të avancuara dhe besohet se italiani seriozisht dëshiron të largohet nga Juventusi.

Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi tashmë ka arritur marrëveshje me Milanin, ku do të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon, kartoni i të cilit do t’i kushtojë 40 milionë euro.

La Stampa – e cila është në pronësi të familjes Agnelli, tani raporton se marrëveshja mund të arrihet sonte.

U raportua se Milani dëshiron të përfshijë në marrëveshje edhe mbrojtësin, Mattia De Sciglio, por Juve refuzon një gjë të tillë.

Bonucci është rikthyer në stërvitje me “Zonjën e Vjetër”, por duket se do të jetë stërvitja e fundit si lojtar i Juventusit.