SHPËRNDAJE

Kampionati spanjoll i futbollit do të startojë me 19 dhe 20 gusht, bëjnë të ditur AS e Marca, derisa finalja e Copa del Rey zhvillohet me 21 prill.
Më në fund është caktuar edhe data se kur do të fillojë sezoni i ri 2017/18 i La Ligas, shkruajnë AS e Marca, transmeton Gazeta Express.

Kampionati spanjoll i futbollit do të fillojë zyrtarisht më 19 dhe 20 gusht, ku skuadrat do të zhvillojnë gjiron e parë të tyre në kampionat.

Ndërsa gjiro e 38-të apo e fundit për sezonin 2017/18 do të luhet më 20 maj 2018.

Gjithashtu është caktuar edhe data se kur do të luhet finalja e Copa del Rey. Finalja e kupës së Spanjës do të luhet më 21 prill 2018.