SHPËRNDAJE

Talenti me prejardhje nga Nasalca e komunës së Bujanocit por që jeton në Zvicër, Aron Dalipi, me ftesë të klubit londinez West Ham, është në prova disaditore.

Mesfushori i krahut që ka një karrierë të pasur pavarësisht moshës së re, do të tentojë që të bindë drejtuesit e West Hamit për të vazhduar në futbollin anglez.

16-vjeçari premtues pritet të jetë nga emrat e mëdhenj të futbollit modern në të ardhmen.