Gola dhe spektakël në pjesën e parë mes Manchester United dhe Chelseat – Telegrafi

0
47

Është mbyllur pjesa e parë derbi mes Manchester United dhe Chelseat me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 15-të të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq kanë mundur të kalojë në epërsi që në start, kur fituan penallti në minutën e 9-të të takimit.

Por gjuajtja e Bruno Fernandes u ndal në mënyrë mjeshtërore nga portieri Robert Sanchez që mbajti rezultatin e bardhë.

Pas dhjetë minutash dhe shumë rasteve nga të dyja palët, Scott McTominay arriti të zhbllokojë shifrat duke shënuar për 1-0.

Chelsea shtoi presionin për të barazuar rezultatin dhe radhiti rastet para portës së Andre Onanas.

Në minutën e 45-të u barazuan shifrat kur Mykhailo Mudryk pasoi te Cole Palmer i cili shënoi për 1-1.

Na pret një pjesë e dytë e zjarrtë duke u bazuar në atë që dha pjesa e parë. /Telegrafi/