SHPËRNDAJE

I plotësuar:

16:35 – Një ngjarje e rëndë është shënuar sërish në Vlorë mesditën e sotme, ku pas mbytjes së një 14-vjeçari, në bregun e Zvërnecit janë mbytur tre persona të tjerë.

Dy vajzat janë nga Vlora dhe në lidhje gjaku me njëra – tjetrën, ndërkohë dyshohet se djali, i cili është futur për t’i ndihmuar është nga Tetova dhe është mbytur së bashku me vajzat.

16:20 – Policia e Vlorës ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen e rëndë në plazhin e Zvërnecit ku humbën jetën tre të rinj, dy vajza dhe një djalë.

Sipas policisë së Vlorës, pasditen e sotme, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshim të mbyteshin në ujë 2 shtetas.

Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, me ndihmën e mjeteve lundruese në ndihmë të personave por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.

Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit femër dhe një tjetër i seksit mashkull.

Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytu dhe po punon për identitetet e tyre të plota.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.

Një grua është nxjerrë e pajetë nga deti, ndërsa dyshohet se edhe dy persona tjerë janë mbytur. Gazetari Enrik Mehmeti tha për Ballkan Web se policia është vënë në kërkin të nëj fëmije dhe një 20 vjeçari.

Në plazh është krijuar panik tek pushuesit, ndërsa ndodhen edhe shumë forca policie. ‘Ballkan Web’ ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe 2 personave të zhdukur.