SHPËRNDAJE

Kosovari 21 vjeçar, ka mbetur i plagosur dje mbrëma në qytetin zviceran Ebikon (LU). Policia ka arrestuar një zviceran 34 vjeç dhe ndërkohë po kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes, shkruan “Blick”.

Policia mori alarmin rreth orës 20.45, se ishin dëgjuar të shtëna në rrugën Schulhausstrasse te Ebikonit. Atje policia arriti të gjejë shumë persona mes tyre edhe 21 vjeçarin e plagosur.

Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas policisë ndodhet në gjendje stabile për jetën.

Policia dhe Prokuroria zvicerane nuk kanë dhënë detaje tjera për ngjarjen e mbrëmshme. “Communiqué der Polizei” ka sqaruar vetëm se është arrestuar një 34 vjeçar zviceran, që dyshohet të jetë agresori.

Autoritetet zvicerane kërkojnë ndihmë nga dëshmitarët okularë.