SHPËRNDAJE

Në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë dhe Merdare kanë nisur të krijohen kolona të automjeteve në korsinë e hyrjes në Kosovë.

Derisa në pikat tjera kufitare pritja për të hyrë në territorin e Kosovës nuk është më shumë se 5 minuta, në këto dy pika, bashkatdhetarët duhet të presin deri në gjysmë ore.

Të dhënat e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se kolona më e gjatë është në Vërmicë, deri në 80 metra në hyrje, ku qytetarët detyrohen të presin 20-30 minuta,

E në Merdare kolona e automjeteve është e gjatë deri në 50 metra në hyrje.

Me ardhjen e bashkëatdhetarëve nga shtetet e Europës për pushime në Kosovë, këto dy pika kufitare gjithnjë ngarkohen, sidomos gjatë muajve korrik dhe gusht.