SHPËRNDAJE

Në seancën e katërt të Kuvendit të Bujanocit e cila u mbajt ditën e premte, u hodhën poshtë propozimet e rendit të ditës të këshilltarëve të SNS Nenad Mitroviq i cili kërkoi që Këshilli Kombëtar Shqiptar të jap llogaritë për harxhimet financiare që i ka marrë nga buxheti i komunës dhe këshilltarit Miodrag Milkoviq i cili ka kërkuar që me rebalancin e buxhetit të planifikohet ndarje e të hollave për video mbikqyrje në sheshin e qytetit dhe rrugëve të Bujanocit.

Pas dy orë diskutimi është miratur rendi i ditës pa këto rende të ditës.

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi duke iu drejtuar Mitroviqit ka thënë se kërkesa për lloogaritë e Këshillit Nacional “tani” duke si tendencioze./presheva.com/