SHPËRNDAJE

Chelsea ka kompletuar transferimin e Tiemoue Bakayoko nga Monaco. Francezi ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Blutë e Londrës” dhe do të veshë fanellën me numrin 14.

Tiemoue Bakayoko edhe zyrtarisht tashmë është lojtar i Chelseat. Ai gjatë ditës së sotme ka kryer me sukses testet mjekësore, për t’u prezantuar te klubi nga “Stamford Bridge”.

Francezi ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Blutë e Londrës” dhe do të veshë fanellën me numrin 14.

Raportohet se 22 vjeçari i ka kushtuar Chelseat 40 milionë funte.